fbpx

Kolegji Universum së bashku me Institutin për Studime Politike dhe Sociale (ISEPS) realizoi hulumtimin me temë “Ku po shkojnë parët e trustit?”

Gjatë ditës së sotme, në kolegjin Universum u mbajt konferenca e cila kishte për qëllim prezantimin e raportit të këtij hulumtimi. Pjesë e kësaj konference ka qenë edhe Kryetari i Odës Ekonomike, z. Berat Rukiqi, i cili tregoi më shumë rreth sfidave që kanë pasur bizneset gjatë kohës së pandemisë dhe efektin që masa e tërheqjes së10% të trustit ka pasur tek bizneset dhe qytetarët. Z. Rukiqi tregoj edhe për planët qe Oda Ekonomike e Kosovës ka për të ndihmuar edhe më tej sektorin privat, si zëri kryesor dhe më i rëndësishëm i tyre. Gjithashtu, gjatë kësaj konference, studentët patën rastin të bëjnë edhe pyetje drejtuar Kryetarit, z. Rukiqi për çështjet të cilat u diskutuan gjatë kësaj ngjarjeje.

Disa nga të gjeturat e këtij hulumtimi janë:

  1. 1/5 e fondeve shkojnë në kursime private;
  2. Gratë përfitojnë mesatarisht 178 Euro më pak se burrat;
  3. Ata të cilët kanë nivel më të lartë të pagave, kanë më shumë tendenca të apikojnë për fonde të trustit dhe të njejtit kanë më shumë tendenca që rreth 40% të kësaj shume ta dergojnë në kursime;

Për më shumë informata nga të gjeturat e këtij hulumtimi dhe hulumtimet e tjera ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.