fbpx

Publikimet

BALKAN JOURNAL (Mbështetur nga: Ambasada Amerikane, Prishtinë dhe Departamenti Armerikan i Shtetit )

 

Revista Ndërkombëtare e Hulumtimit të Politikave të Ballkanit është një revistë e rishikuar nga kolegët, e publikuar nga Kolegji Universum në Kosovë me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Revista redaktohet nga një Bord Editorial Ndërkombëtar i cili përbëhet nga Akademikë, Dijetarë dhe Praktikues të shquar nga fusha dhe të udhëhequr nga Kryeredaktori Dr. Adrian Treacher nga Universiteti i Sussex në Mbretërinë e Bashkuar. RNHPB është një portë për hulumtimet kryesore politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vendet individuale me interes për politikëbërësit, studiuesit dhe lexuesit e çështjeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo synon të adresojë problemet ekonomike, ligjore, sociale dhe ekonomike të informuara teoritikisht dhe të testuara empirikisht të cilat formojnë drejtpërdrejt politikat dhe qëndrimet në rajon. Procesi i shqyrtimit siguron që cilësia akademike e artikujve të botuar  miratohet nga dijetarë / praktikues me përvojë nga fusha përkatëse. Qëllimi i këtij projekti është që të pozicionojë Revistën Ndërkombëtare të Hulumtimit të Politikave të Ballkanit si një revistë lidere në rajon.

Disa nga artikujt e botuar janë:

  1. Dimensionet e reja në marrëdhëniet ndër-rajonale kroato-hungareze. Autori: Lorinczne Bencze
  2. Trendet e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Sektorin Civil në Shqipëri. Autor: Elona Dhembo
  3. Pavarësia e Agjencive Rregullatore të Energjisë: Rast studimi në Bullgari. Autor: Anatas Georgiev.

Revista Hulumtuese Studentore

Kolegji Universum ka zhvilluar revistën hulumtuese studentore. Çdo semestër, një grup i studentëve nën mentorimin e departamentit përkatës kryen hulumtime në fusha të ndryshme. Për shembull, studentët e Biznesit dhe Menaxhmentit kryejnë hulumtime në fushën e biznesit duke vlerësuar nevojat e bizneseve, problemet dhe ofrimin e zgjidhjeve. Në anën tjetër, studentët e Shkencave Politike kryejnë hulumtime rreth politikave dhe çështjeve që ndërlidhen me shoqërinë dhe zhvillimin. Më poshtë është dhënë lista e hulumtimeve të fundit të publikuara në kopje të shtypura në revistën e hulumtimeve studentore dhe janë të gatshme dhe të qasshme për lexuesin.

Revista Hulumtuese Studentore

Kolegji Universum ka zhvilluar revistën hulumtuese studentore. Çdo semestër, një grup i studentëve nën mentorimin e departamentit përkatës kryen hulumtime në fusha të ndryshme. Për shembull, studentët e Biznesit dhe Menaxhmentit kryejnë hulumtime në fushën e biznesit duke vlerësuar nevojat e bizneseve, problemet dhe ofrimin e zgjidhjeve. Në anën tjetër, studentët e Shkencave Politike kryejnë hulumtime rreth politikave dhe çështjeve që ndërlidhen me shoqërinë dhe zhvillimin. Më poshtë është dhënë lista e hulumtimeve të fundit të publikuara në kopje të shtypura në revistën e hulumtimeve studentore dhe janë të gatshme dhe të qasshme për lexuesin.

 

1.1.1.      Librat e publikuara Published Books

Kolegji Universum ka kontribuar dukshëm në pasurimin e literaturës në dispozicion në gjuhën shqipe për lexuesit në Kosovë. Me këtë rast, përveç publikimeve autentike të mundësuara me fonde të universitetit, Kolegji Universum në bashkëpunim me agjensionet e Bashkimit Evropian ka përkthyer dhe publikuar literaturë të mirënjohur për t’ua lehtësuar qasjen në të studentëve anembanë Kosovës dhe komuniteteve të tjera shqipfolëse. Më poshtë mund ta shikoni listën e materialeve të publikuara:

  

LIBRAT E PUBLIKUAR NGA Universum-i DHE FAKULTETI

Emri i autoritTitulli i libritPublikuar nga:Viti
Musa LimaniIntegrimet Ekonomike EvropianeUniversum Press. Prishtinë.2008
Musa LimaniMakroekonomia AplikativeUniversum Press. Prishtinë.2008
Hajrullah GoraniFjalor kontabilitetiUniversum Press. Prishtinë.2008
Gazmend LuboteniMenaxhment BankarUniversum Staff. Prishtinë.2008
Besim BeqajLidershipi (si të bëhemi të rëndësishëm).Universum Press. Prishtinë.2010

 

PUNIMET E AUTORËVE TË TJERË TË PËRKTHYERA NGA Universum-i 
Emri i autoritTitulli i librit Publikuar nga:Viti
Evans, M.D.E Drejta Ndërkombëtare1 botimi i I-rë dhe i II-tëUniversum Press. Prishinë.2015
Rosamond, B.Teoritë e Integrimit EuropianUniversum Press. Prishinë.2015
Nahavandi, AArti dhe Shkenca e Lidershipit.Universum Press. Prishinë.2015
Jones et alDoracaku i Bashkimit EuropianUniversum Press. Prishinë2015
Sarantakos, S.Metodat Hulumtuese në Shkencat ShoqëroreUniversum Press. Prishinë2015
Hughes, O.EAdministrimi dhe Menaxhimi Publik – HyrjeUniversum Press. Prishinë2015
Knill, C. and Tosun, J.Politika Publike – Një Qasje e ReUniversum Press. Prishinë2015
Nugent, NQeverisja dhe Politika e Bashkimit EvropianUniversum Press, Prishinë2013
Hoyland, B.Sistemi Politik i Bashkimit Evropian nga Simon Hix.Universum Press. Prishinë2013
Buonanno, L. and Nugent, N.Politikat dhe Proceset e Politikave të Bashkimit EvropianUniversum Press. Prishinë.

 

2013
Keukeleire, S. and MacNaughtan, JPolitika e Jashtme e Bashkimit EvropianUniversum Press. Prishinë.2013
Howorth, J.Politika e Sigurisë dhe e Mbrojtjes në Bashkimin EvropianUniversum Press. Prishinë.2013
Baere, G.DParimet Kushtetuese të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-sëUniversum Press. Prishinë2013
Cremona, M.Pajtueshmëria dhe Zbatimi i së Drejtës i BE-sëUniversum Press. Prishinë.2013
Smith, M.P.Evropa dhe Transformimi Ekonomik Kombëtar: BE-ja pas Dekadës së LisbonësUniversum Press. Prishinë.2013