fbpx

E-Unite është projekti i financuar nga Bashkimi Evropian i cili ka për synim të rrisë bashkëpunimin e të rinjëve të kulturave të ndryshme dhe rinisë që është aktive në trajtimin e çështjeve të ndryshme në shoqerinë kosovare. E- Unite ka partnere të ndryshme nga rajoni sikurse Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi etj., të cilët e ndajnë një platforme online së bashku. Në platformë ka materiale, mundësi të bashkëpunimi ndërmjet të rinjëve të këtyre shteteve si dhe resurse të tjera që ndihmojnë të rinjët në punën e tyre për zhvillim të shoqërisë.  
Aktivitetet e projektit E-UNITE mbulojnë katër kategori:

1. HUB Online i cili do të shërbejë si një platformë ku punonjësit e rinjë dhe të rinjtë nga e gjithë Evropa do të kenë mundësinë të shkëmbejnë idetë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në arritjen e qëllimeve të komunitetit dhe rrjetit.

2. Doracaku online për punonjësit e rinisë krijohet që të përmbajë shumë informacione të vlefshëm, njohuri dhe praktika të mira që fokusohen në ndërtimin e komunitetit, tolerancën dhe diversitetin, të disponueshme në 6 gjuhë: anglisht, greqisht, bullgarisht, shqip, sllovenisht, rumanisht.

3. Rrjeti i të rinjve ka për qëllim ndërtimin e komunitetit dhe iniciativat bazë, mbështetja nga dhe për shumë shoqata dhe organizata të ndryshme dhe duhet të mbështetet përmes përpjekjeve të komunitetit dhe të mbështetet nga iniciativa të udhëhequra nga komuniteti.

4. Udhërrëfyesi i Qëndrueshmërisë që do të krijohet nga partneriteti do t’i shërbejë komunitetit dhe zgjerimit të rrjetit E-UNITE edhe pas përfundimit të projektit.

Organizatë partnere e projektit është Instituti për Studime Ekonomike, Politike dhe Sociale (ISEPS), i cili u themelua nga Kolegji Universum me qëllim të mbështetjes së kolegjit për të arritur objektivat në fushën e kërkimit shkencor. Instituti po punon vazhdimisht në projekte të ndryshme me të rinjtë për të përmirësuar aftësitë e tyre ndërpersonale, novacionet, dixhitale dhe promovimin e fuqizimit të tyre për të rritur përfshirjen e tyre sociale.

Për më shumë informata rreth projektit kontakto ISEPS dhe Kolegjin Universum në +38344 144 062 apo info@universum-ks.org.