fbpx

Universiteti Partner i Kolegjit Universum, Istanbul Aydin University fton studentët e Kolegjit Universum të aplikojnë në Shkollën Dimërore “ISTANBUL 2021 -ONLINE” e cila do të zhvillohet nga 25 Janar – 5 Shkurt 2021.

Studentët do të ndjekin një kurs online në kuadër të shkollës dimërore dhe do të fitojnë 3 kredi ECTS; mësojnë për qytetin e Stambollit dhe kulturën turke me materiale vizuale dhe tekstuale, dhe mbi të gjitha do të marrin përvojë të të mësuarit ndërkulturor.

Kurset e këtij viti janë “Marketingu Dixhital”, “Çështjet aktuale në Politikën Ndërkombëtare” dhe “Menaxhimi i Projektit”.

Studentët mund të regjistrohen me një tarifë të favorshme.

Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni në faqen www.delightful.istanbul dhe mos hezitoni të kontaktoni në delightful@aydin.edu.tr

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku https://delightfulapp.aydin.edu.tr/?AppType=Winter