fbpx

Sot në Kolegjin Universum u lansua programi i bursave 100% për 3 vite studimi dhe punësim të garantuar që nga viti i parë i studimeve. Projekt ky i ndërlidhjes së Akademisë dhe Industrisë që po implementohet për të dytin vit me radhë nga Kolegji Universum dhe kompania zvicerane Vision Agency.  Duke iu mundësuar studentëve financim të plotë të studimeve për 3 vite, punë part-time gjatë studimeve dhe punësim të garantuar pas diplomimit.

Pjesëmarrës në këtë konference përveç përfaqësuesve nga “Kolegji Universum” dhe “Vision Agency”, ishte edhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Z. Muzafer Shala.

Këtë vit 40 maturantë që dëshirojnë të studiojnë në Shkenca Kompjuterike apo Gjuhë Gjermane në Kolegji Universum përfitojnë financim të plotë të studimeve për 3 vite studimi dhe punësim të garantuar në kompaninë “Vision Agency”. Aplikimet bëhen përmes këtij linku https://bit.ly/2ZIxjLD

Përzgjedhja e studentëve bëhet përmes Testit në bazë të drejtimit dhe Intervistës nga Kolegji Universum dhe Kompania Vision Agency. Mëso më shumë https://bit.ly/31kG1A6

Afati i fundit 6 Shtator 2019, për më shumë informata ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.