fbpx

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë zgjedhur Kolegjin Universum për vizitën monitoruese në Kosove të programit të edukimit, Erasmus+. Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Z. Alberto Sesse Ballart ka zhvilluar takime me stafin dhe studentet e Kolegjit Universum rreth përvojes së tyre gjatë ligjerimit dhe studimit në 114 universitete të Evropës. 240 studentë dhe staf nga Kolegji Universum kanë përfituar shkëmbim në 114 Universitete në 26 shtete të BE-së.

Aktualisht Kolegji Universum është duke implementuar 6 projekte të financuara nga Komisioni Evropian. Ndërsa për vitin 2020 Kolegji Universum ka aplikuar për 25 projekte të reja. Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit të kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.  

Kolegji Universum mbetet institucuion lider në Kosovë në fushën e ndërkombëtarizimit.

Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.