fbpx

Kolegji Universum është përfitues i dy projekteve të reja në kuadër të  “Erasmus+ Capacity Building” në bashkëpunim me universitete partnere nga Bashkimi Evropian. Projektet e fituara nga Kolegji Universum janë “Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo” dhe “Internationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western Balkans”.

Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit te kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.

Aktualisht Kolegji Universum është duke i implementuar 4 projekte të tjera të financuara nga Komisioni Evropian “Erasmus+ Capacity Building” me vlerë milionëshe.

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Deri tani 108 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar shkëmbim semestral me bursë të plotë në 22 shtete të BE-së. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame 

Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.