fbpx

Kolegji Universum në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci organizuan edicionin e shtatë të Akademisë Ndërkombëtare Verore në Kosovë me temen “Ndërtimi i paqes, diplomacisë, lidershipit dhe negociatat”. Pjesëmarrës në këtë akademi ishin 67 studentë nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe studentë nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

E veçanta e kësaj akademie janë profesorët ligjërues nga universitetet më prestigjoze në botë, ambasador dhe përfaqësues qeveritar, duke iu mundësuar kështu pjesëmarrësve të mësojnë nga përvoja e tyre akademike dhe profesionale. Në mesin e tyre ishte edhe Drejtori i Kolegjit Universum z. Alejtin Berisha.

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Për më shumë informata rreth organizimeve dhe projekteve të tilla ndiqniKolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.