fbpx

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtare për studentët dhe stafin. Deri sot 240 studentë dhe staf akademik dhe administrativ nga Kolegji Universum kanë përfituar shkëmbim semestral për studime/trajnime dhe ligjërim në 114 Universitete në 26 shtete të BE-së.

Aktualisht Kolegji Universum është duke implementuar 6 projekte të financuara nga Komisioni Evropian. Ndërsa për vitin 2020 Kolegji Universum ka aplikuar për 26 projekte të reja. Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit të kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.    

Disa nga projektet që aktualisht po implementohen nga Kolegji Universum në bashkëpunim me Universitetet më prestigjoze në Evropë janë ITEM (Innovative Teaching Education in Mathematics), STEPS (MSc in Sustainable Food Production Systems), E-VIVA (Enhancing and Validating Service-Related Competencies in Versatile Learning Environments in Western Balkan Universities), E- UNITE (European Youth Network for Diversity and Tolerance), REBUS (Ready for Business), E-Drive dhe INTERBA. Shiko listen e universiteteve partnere në këtë projekte. 

Poashtu projekte tashmë të finalizuara janë projekti CONSUS dhe TEMPUS. Mëso më shumë..

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në info@universum-ks.org, ndiqni faqen në Facebook & Instagram apo telefononi në +383 44 144 062.