fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen aplikim për punë praktike në Turqi, në Elpo Bilisim Otomasyon Elektronik Popmpa Sistemleri LTDnë kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.

Ftojmë të gjithë studentët e Kolegjit Universum te departamentit Shkenca Kompjuterike të aplikojnë. Puna praktike përfshinë një periudhë të caktuar ku studentët marrin trajnim profesional dhe / ose fitojnë përvojë pune në një kompani ose organizatë që vepron në Turqi. Gjatë periudhës së praktikës, studentët fitojnë përvojë pune në kohë të plotë në fushën që ata studiojnë.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për punë praktike
  • Kohëzgjatja e punës prakike: 2 muaj
  • Kompensim mujor: 800 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 8.0

Dokumentet e nevojshmepër aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1/B2
  2. Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  5. CV në gjuhën angleze
  6. Letër Motivimi në gjuhën Angleze

Dokumentet e aplikimit (1 deri në 6) duhet të dërgohen të skanuara në email-in: bursat@universum-ks.org

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe të plotësojnë disa forma aplikimi.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Sukesi akademik (50%)
  • Niveli i gjuhës angleze (50%)
  • -10 për cdo aplikim të mëhershëm
  • +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
  • -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 10 JANAR, 2020 ORA 14:00!