fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në Savonia University of Applied Sciences, në Finlandë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus + Credit Mobility.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në programet/departamentet Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në gjuhë Gjermane apo gazetari) të aplikojnë.

Informata mbi shkëmbimin:

• Shkëmbim i nje studenti për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 900 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje–ardhje: 360 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  2. Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 13 NËNTOR 2019, ORA 24:00!  

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Finlanda 🙂