fbpx

​​Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në “Vilniaus Kolegija” në Lituani, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Kolegji Vilnius ose VIKO është institucion shtetëror i arsimit të lartë, i themeluar më 1 shtator 2000 me bashkimin e tri shkollave të larta në Vilnius shkolles së Elektronikës, Ekonomisë dhe Tregtisë

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor në programin Biznes dhe Menaxhment dhe Shkenca Kompjuterike të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbimin e studenteve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 850 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje–ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1.    Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
2.    Transkipta e notave në gjuhën Angleze
3.    Kopje e pasaportës
4.    1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 15 MAJ 2020, ORA 24:00;

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Lituania 🙂