fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në Polytechnic Institute of Beja në Beja të Portugalisë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility. Shkëmbimi i studentëve do të bëhet në semestrin pranveror 2021.

Polytechnic Institute of Beja në Beja të Portugalisë renditet në Top universitetet më të mira në Portugali.

Informata mbi shkëmbimin:

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  1. Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  2. Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  3. Nota mesatare të paktën 7.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  2. Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  5. CV në Gjuhë Angleze
  6. Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:

  1. Suksesi akademik (40%)
  2. Niveli i gjuhës angleze (40%)
  3. Suksesi në intervistë (20%)
  4. -10 për cdo aplikim të mëhershëm
  5. +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
  6. -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 30 TETOR 2020, ORA 24:00!

Shikoni foton e universitetit dhe disa foto nga Beja 🙂