fbpx

Kolegji Universum i vetmi institucion që ofron mundësi reale për studime jashtë vendit në Kosovë me 78 marrëveshje të nënshkruara ne 78 universitete evropiane për bursa ndërkombëtare për studentë dhe staf akademik e administrativ.


Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare hapen thirrjet për aplikim për BURSA për shkëmbim studentor në 12 Universitete Evropiane në University of Bradford në Angli, Philipps-Universität Marburg në Gjermani, Ludwigshafen University of Applied Sciences – Gjermani, Mykolas Romeris University në Lituani, Staffordshire University në Angli, Turiba University në Latvi, Savonia University of Applied Sciences në Finlandë, Powislanski College në Lituani, Middle East Technical University në Turqi, Altinbaş University – Turqi, Instituto Politécnico de Tomar në Portugali dhe Ondokuz Mayis University në Turqi.
Bursat vlejnë për të gjithë studentët e Kolegjit Universum të nivelit Bachelor dhe Master në të gjitha drejtimet.

Deri më tani 103 studentë dhe 83 staf akademik dhe administrativ të Kolegjit Universum kanë shfrytëzuar mundësinë për shkëmbim semestral në Universitetet më me renome në Evropë.   

Secili studentë përfiton shkollim falas, 950 euro kompenzim mujor dhe 375 euro kompenzim për shpenzime të transportit. 

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentë! 

Për më shumë info rreth universiteteve partnere dhe mundësive për përfitim të bursave ju lutem kontaktoni Kolegjin Universum në facebook & instagram, kontaktoni në +383 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu