fbpx

Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë dhe staff për shkëmbim semestral, këtë po e dëshmon fakti se deri tani këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë i janë aprovuar 78 marrëveshje me universitetet më të mira të Evropës. Së fundmi, gamës së bashkëpunimeve i është shtuar edhe projekti tjetër për BURSA ndërkombëtare në Poloni.

Studentët e Kolegjit Universum do kenë mundësinë të studiojnë për një semestër në institucionin më inovativ në Poloni, në “University of Applied Sciences in Nysa”.

Të gjithë studentët përfitojnë shkollim falas, kompenzim mujor 800 euro dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 108 studentë të Kolegjit Universum dhe 83 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Së shpejti do të shpallet thirrja për aplikim për shkëmbim semestral në këtë universitet me bursë të plotë.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në info@universum-ks.org, ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062.