fbpx

Kolegji Universum si partner i konferencës ndërkombëtare “Sektori i shëndetit përballë pandemisë SARS-COV-2” të organizuar në bashkëpunim me Powislański University nga Polonia hap thirrjen për aplikim për pjesëmarrje në konferencë.

Konferenca do të mbahet online (përmes platformes MS TEAMS) me date 15-16 Maj.

Pjesëmarrja në konference është falas. Vetëm në rast të paraqitjes së një artikulli për botim i nënshtroheni pagesës në shumën prej 30 EUR.

Regjistrimi i pjesëmarrësve zgjat deri më 30 Prill 2021. Në këtë afat, ju mund të paraqisni artikuj për t’i shqyrtuar dhe botuar në Shtëpinë Botuese të Universitetit të Gdansk.

Regjistrimi bëhet online përmes këtij linku:

https://psw.kwidzyn.edu.pl/miedzynarodowa-konferencja.html

Pjesëmarrja në konference mund të konsistojë në dhënien e një punimi, prezantimin e një prezantimi multimedial ose një fjalim të lirë. Secili pjesëmarrës aktiv i konferencës do të marrë një çertifikatë dhe pikë trajnimi falas në përputhje me rregullat e industrisë.

Një program i hollësishëm i konferences do të vihet në dispozicion në faqen e internetit:

https://konferencja.kwidzyn.edu.pl/index.php

Për çdo paqartësi apo pyetje shtesë në lidhe me konferencen kontaktoni në erasmus@universum-ks.org apo +383 44 144 062.