fbpx

Kolegji UNIVERSUM dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve me Memorandum të Bashkëpunimit

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) dhe Kolegji Universum, sot kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit.

Ky Memorandum i Bashkëpunimit mes Kolegjit Universum dhe BKS-së, është nënshkruar nga Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i BKS-së dhe Alejtin Berisha, Presidenti i Kolegjit UNIVERSUM.

Ndryshe marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.

Po ashtu si temë e takimit ishin edhe trendet zhvillimore në tregun e sigurimeve me fokus në edukimin profesional për këtë sektor. Z. Mazreku vendosi theksin në zhvillimin profesional në fushën e aktuaristikës si një nga kualifikimet e kërkuara në industri. Në këtë drejtim, z. Berisha njoftoi për angazhimin e Kolegjit Universum dhe gatishmerinë për të mbuluar me kuadro të kualifikuar sektorin e sigurimeve përmes programeve të specializuara.

Për më shumë informata na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org ose +383 44 144 062.