fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë e Infermierisë për shkëmbim studentor në University of Huelva në Spanjë, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility. Shkëmbimi i studentëve do të bëhet në semestrin pranveror 2021.

Universiteti i Huelva i themeluar qysh nga viti 1993, cilësohet ndër 50 universitetet më të mira në Evropë.

Informata mbi shkëmbimin:

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
Nota mesatare të paktën 7.0
Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
Kopje e pasaportës
1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
CV në Gjuhë Angleze
Letër Motivimi në Gjuhë Angleze
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:

Suksesi akademik (40%)
Niveli i gjuhës angleze (40%)
Suksesi në intervistë (20%)
-10 për cdo aplikim të mëhershëm
+10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
-10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 20 TETOR 2020, ORA 24:00!

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Spanja 🙂