fbpx

Karriera Ime

Qendra e Karrierës  ofron shërbime këshillimi për studentët të cilët kërkojnë mundësi punësimi. Kjo qendër menaxhon tri komponentë të përkrahjes së studentëve:

a) asiston studentët në përgatitjen e profilit të tyre  dhe trajnimeve psikologjike,
b) gjen mundësi punësimi dhe u mundëson studentëve angazhimin ne ato pozita,
c) menaxhon programin “puno dhe studio” i cili është një mundësi e angazhimit të studentëve në universitet me orar të kufizuar.

Këshillim për karrierë

Ky shërbim do të ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët e Universum. Në kuadër të këtij shërbimi, studentëve do ju mundësohet që përmes takimeve personale/grupore me stafin e zyrës së karrierës të marrin këshilla lidhur me planifikimin dhe qartësimin e hapave që duhet ndjekur për një zhvillim të mëtutjeshëm profesional. Zyra e karrierës do të ofrojë mundësi të shumta të trajnimeve, seminareve dhe tryezave diskutimi në mënyrë që secili student i Universum të ketë të ndërtuar dokumentet bazë për të kërkuar punë dhe do të përgatisë studentët që të jenë të përgatitur në intervista të punës.

Shërbimet të cilat ofrohen nga Zyra e Karrieres:
– Internship
– Co-ops
– Praktikum
– Eksternship
– Punë vullnetare
– Stazh pune|

Këshillimi në karrierë ofron paketë multidisiplinare të sherbimëve të cilët bazohen në:
– Informatë për karrieren
– Planifikimi në karrierë
– Edukimi në karrierë
– Të mësuarit në bazë të përvojës
– Rrjetëzim(Networking)
– Këshillim për punësim
– Job shadowing
– Trajnime(aftësi të buta, aftësi të komunikimit, aftësi të TIK-ut, aftësi të të shkruarit akademik)
– Trajnime për prezantim
– Trajnime të të shkruarit CV dhe letër motivimi
– Trajnime dhe simulime për intervistim

Burimet për karrierë

Në kuadër të këtij shërbimi, zyra e karrierës do të ofrojë informata për të gjithë studentët lidhur me mundësitë e punësimit. Zyra e karrierës në baza ditore do të përgatisë dhe njoftojë të gjithë studentët lidhur me pozitat e lira të publikuara, mundësitë dhe mundësitë për përfitim të bursave brenda apo jashtë vendit.

Lidhja me punëdhënës

Zyra e karrierës në kuadër të këtij shërbimi do të mundësojë që studentët të kenë takime personale me punëdhënësit potencial. Zyra e karrierës do të kujdeset që të sigurojë sa më shumë marrëveshje me punëdhënësit në mënyrë që studentët të kenë mundësi të kryerjes së punës praktike apo edhe të punësohen nëpër kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Ide për projekte

Universum çmon lartë angazhimin dhe përkushtimin e studentëve për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme sociale. Ide për projekte është shërbim i cili do ti mundësoj secilit student personalisht ose në grup të realizojë projekte të cilat do të kontribuonin në të mirën e përbashkët. Me këtë shërbim Universum do të zhvillojë projekte së bashku më studentët duke iu mundësuar aty të vetëpunësohen në projekteve që ata dëshirojnë.

 

Trajnime dhe Këshillime:

  • Trajnime për rrjete sociale.
  • Trajnime për aftësi të buta
  • Trajnime për aftësi ndërpersonale
  • Si të shkruajmë CV?
  • Si të përgaditemi për intervistë?
  • Si te shkruajmë letër motivues?
  • Si të plotësojmë aplikacione konkurrimi?

 

Evente:

  • Panaire të punës
  • Vizita studimore
  • Shpallje të konkurseve për punë, praktikë, shkëmbime studimore jashtë vendit.
  • Takime publike nga përfaqësues të kompanive institucioneve dhe organizatave.

Kolegji Universum në vazhdimësi realizon hulumtime dhe raporte mbi kërkesat e tregut të punës.

  • Hulumtimi “Vendet e Lira të Punës”
  • Barometri i Punësimit
  • Pyetësorë me studentët aktual
  • Pyetësorë me alumni
  • Pyetësorë me punëdhënësit
Titulli i Doukumentit
Hulumtim Vendet e lira te punes 2017
Hulumtim Vendet e lira te punes 2013
Ndikimi i digjitalizimit në Mësimnxënie
Hulumtim për suksesin e studentëve të Kolegjit Universum 2018
Pa(Punësueshmëria) Kapitali Human Versus Tregu në Kosovë
Barometri i Punësimit 2018

Akademia e Karrierës ka për qëllim mbështetjen e nxënësve nga shkollat e mesme të Kosovës dhe dhënien e njohurive nga fusha e orientimit profesional në karrierë, lidershipit, ndërmarrësisë, inovacionit, marketingut dhe shitjes, shkencave kompjuterike dhe programimit, shkencave politike, administrimit publik, marredhenieve nderkombetare dhe studimeve evropiane.

Trajnimet e ofruara nga Akademia e Karrierës janë multidisiplinare. Këto trajnime synojne te ngrisin kapacitetet e pjesëmarrësve dhe të aftësojnë ata për tregun e punës, studimet akademike si dhe studime profesionale. Çdo pjesëmarrës në fund të akademisë së karrierës nënshtrohet testimit dhe procedurave të vlerësimeve profesionale. Për të gjithë pjesëmarrësit e suksesshëm, Kolegji Universum ndan bursa kombëtarë dhe ndërkombëtarë studimi. Pas përfundimit, nxënësit pjesëmarrës certifikohen. Akademia e Karrierës në Universum organizohet një herë në vit dhe targeton nxënësitë nga e gjithë territori i Republikës së Kosovës.