fbpx

Sqarime

* Ditët e festave janë ditë pushimi prandaj nuk mbahen ligjërata dhe kampusi është i mbyllur

* Ligjëratat e një semestri zgjasin 13 javë

* Java përgatitore është java e fundit e ligjëratave prandaj vijon mësimi i rregullt. Gjatë kësaj jave profesorët nuk do të ligjërojnë temë të re por do të bëhet përsëritje e të gjithë materialit të spjeguar gjatë semestrit

* Java e leximit është javë ku studentët përgatiten për provime, prandaj nuk mbahen ligjërata

* Gjatë provimeve mes-semestrale të Prillit nuk mbahen ligjërata

* Shpallja e afatit të provimeve bëhet të paktën një javë para fillimit të javës së provimeve

* Gjatë afateve të rregullta Janar – Shkurt dhe Qershor, studentët e rregullt nuk paguajnë për t’ju nështruar provimeve të rregullta

* Për afatet jo të rregullta Prill dhe Shtator, duhet të bëhet pagesa prej 3 Euro për provim nëse studenti paraqet provimet brenda afatit të përcaktuar nga Administrata. Pas përfundimit të afatit, studenti duhet të paguajë 10 Euro për provim.