fbpx

Nënshkruhet marrëveshja e rradhës në mes të Kolegjit Universum dhe Inholland University of Applied Sciences, ne Holandë.

Duke filluar që tani mund të bëhet shkëmbimi i studentëve me bursa të plota nga Kolegji Universum me universitetin prestigjoz “Inholland”. Aplikimet kanë filluar, regjistrohu këtu https://bit.ly/2HuMame dhe eksploro Evropën gjatë studimeve.

“Inholland University of Applied Sciences” është universitet me lokacion në pjesën perendimore të Holandës dhe është i renditur në top 5 universitetet e Shkencave të Aplikuara. Me 9 kampuse, ky universitet ofron gjithësej 80 programe Bachelor në të gjitha fushat e studimit përfshirë gazetarinë, ekonominë, drejtësinë e tekonologjinë. Poashtu Inholland ofron edhe 7 programe të ndryshme Master.

Secili student i Kolegjit Universum përfiton shkollim falas, 850 euro kompenzim mujor dhe 275 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës për secilin student është 5,075 euro/semester.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 108 studentë të Kolegjit Universum dhe 83 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi. Apliko edhe ti https://bit.ly/2HuMame 

Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum bursat@universum-ks.org, ndiqni faqen në Facebook & Instagram apo telefononi në +383 44 144 062.