fbpx

Universiteti Partner i Kolegjit Universum “Istambul Aydin University” fton studentët e Kolegjit Universum të aplikojnë në Programin e Shkëmbimit Virtual/ Pranvere 2021.

2 studentë nga Kolegji Universum mund të zgjedhin 1 kurs online nga paketa e kurseve online të ofruara nga “Istambul Aydin University”. Studentët do të ndjekin kursin/lënden pa pagesë dhe përfitojnë kredi nëse arrijnë ti përfundojnë me sukses provimet/ detyrat.

Për Programin e Shkëmbimit Virtual:

  1. Tarifa e shkollimit për lënden që ndjekni mbulohet nga “Istambul Aydin University”
  2. Kreditë e fituara janë të transferueshme
  3. Ofrohet transkripta nga universiteti
  4. Ofrohen artikuj, video dhe turne në qytet virtual për të eksploruar Stambollin dhe kulturën turke
  5. 3 webinar dhe një Certifikatë e Mësimit Ndërkulturor për studentët që paraqesin një detyrë me shkrim pas përfundimit të programit të webinarit.

Kohëzgjatja e programit: 1 semestër (4 muaj)
Periudha e programit: 24 shkurt – 12 qershor 2021

Të gjithë studentët e interesuar për aplikim duhet të shprehin interesim për pjesëmarrje duke dërguar email në erasmus@universum-ks.org me subjekt “APLIKIM PËR SHKËMBIM VIRTUAL NË ISTAMBUL AYDIN UNIVERSITY” deri me 1 Shkurt 2021.