fbpx

Universiteti Partner i Kolegjit Universum “Istanbul Aydin University”, për shkak të pandemisë Covid-19 duke mos pasur mundësi të ofroj shkëmbim semestral fizik në kampus në këtë semester. Në vend të kësaj, “Istanbul Aydin University” ju fton të aplikoni për shkëmbim semestral virtual (online) për këtë semester.

Studentët mund të zgjedhin një lëndë online nga lista e lëndëve që Universiteti i ofron online. Program ofrohet total falas dhe studentët do të fitojnë kredi për lënden e ndjekur, nëse arrin ta përfundoj në mënyrë të kënaqshme provimin/detyrat online.

Programi i Shkëmbimit Virtual përfshin:

  1. Istanbul Aydin University mbulon tarifen e shkollimit për të ndjek 1 lëndë online
  2. Kreditë e transferueshme
  3. Ceremoni online të hapjes dhe mbylljes së programit
  4. Ofrohen artikuj, video dhe turne në qytet virtual për të eksploruar Stambollin dhe kulturën turke
  5. Certifikata e Mësimit Ndërkulturor për studentët që paraqesin një detyrë me shkrim pas përfundimit të programit.

Kohëzgjatja e programit: 1 semestër (4 muaj)
Periudha e programit: 14 tetor 2020 – 6 shkurt 2021
Afati i aplikimit: 1 tetor 2020

Për të aplikuar për shkëmbim semestral virtual në Istanbul Aydin University ju lutem shprehni interesimin tuaj duke dërguar email në erasmus@universum-ks.org me subjekt – Aplikim për shkëmbim virtual në Istanbul Aydin University.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 28 SHTATOR 2020.