fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në “University of Minho” në Portugali në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.

Universidade do Minho i themeluar në vitin 1973 është një ndër universitetet më të mëdha në Portugali që ka pasur ndikim thelbësor në sistemin arsimor në Portugali. Universidade do Minho është renditur në 100 universitetet më të mira në botë nga Times Higher Education.   

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në Dept. Biznes dhe Menaxhment, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze (+ me specializim në gjuhë Gjermane apo gazetari) të aplikojnë për BURSA të plota në këtë universitet.

Informata mbi shkëmbimin:

• Shkëmbimin e studenteve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 850 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje–ardhje: 360 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  2. Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 10 SHKURT 2020, ORA 24:00;

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Portugalia 🙂