fbpx

​Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në New University European Faculty of Law në Slloveni, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Edhe pse shumica e universiteteve për shkak të situatës së pandemisë, nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth vazhdimit të semestrit apo shkëmbimit të studentëve. Ju njoftojmë se Universiteti NOVA ka njoftuar se do të pranoj studentë për vitin akademik 2020/2021, pra ju mund të përfitoni shkëmbim semestral për semestrin e ardhshëm Shtator 2020.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri dimeror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 800 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
  2. Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  5. CV në Gjuhë Angleze
  6. Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Suksesi akademik (40%)
  • Niveli i gjuhës angleze (40%)
  • Suksesi në intervistë (20%)
  • -10 për cdo aplikim të mëhershëm
  • +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
  • -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 20 QERSHOR 2020, ORA 24:00!
Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Slovenia: