fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në “Aydın Adnan Menderes University” në Turqi në kuadër të programit Mevlana Exchange Program. Projekt ky për shkëmbim të studentëve dhe stafit me bursa të plota në Universitetet e Turqisë.

Adnan Menderes Universityi vendosur në Aydin të Turqisë është universitet publik i themeluar qysh nga viti 1992 me një numër të madh të studentëve (45,000 studentë). E veçantë e Adnan Menderes University është që mban emrin e ish kryeministrit turk Adnan Menderes.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë për BURSA të plota në këtë universitet.

Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbimin e studenteve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 189.67 euro (1300 TL)

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1.    Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
2.    Transkipta e notave në gjuhën Angleze
3.    Kopje e pasaportës
4.    1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 5 MARS 2020, ORA 24:00;

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Turqia 🙂