fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në “Antalya Bilim University” në Turqi në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.

Antalya Bilim University është universitet i vendosur në qytetin e Antalya, i njohur si qyteti I tretë në botë më i vizituar nga turistet.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor në Dept. Biznes dhe Menaxhment dhe Shkenca Kompjuterike të aplikojnë për BURSA të plota në këtë universitet.

Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbimin e studenteve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 800 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje–ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku:https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1.    Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
2.    Transkipta e notave në gjuhën Angleze
3.    Kopje e pasaportës
4.    1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 25 SHKURT 2020, ORA 24:00;

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Turqia 🙂