fbpx

Kolegji Universum fton të gjithë studentët që të aplikojnë në seminarin “EYFON Youth Days”, në të cilin të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjet do të kenë mundësi që të diskutojnë për të ardhmen e Evropës.

Ky aktivitet, i organizuar nga European Youth Forum Neumarkt (EYFON), do të zhvillohet përgjatë datave 23 – 27 shtator 2019 në Austri, ku planifikohet pjesëmarrja e të rinjve nga vendet e Ballkanit.

Të përzgjedhurit do të fitojnë bursa që do t’i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, kostot për akomodim dhe ushqim.

Nëse jeni të interesuar që të përjetoni një përvojë të paharruar, të shprehni idetë tuaja për të ardhmen e Evropës dhe të takoni studentë të vendeve fqinje, atëherë ftoheni të aplikoni, duke dërguar CV-në dhe një letër motivuese në adresën elektronike: office@eyfon.at.

Aplikimet janë të hapura deri më 31 gusht 2019.