fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për shkëmbim studentor në “The Philipps University of Marburg” në Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility të Komisionit Europian.

“The Philipps University of Marburg” është themeluar në vitin 1527 që e bën atë një nga universitetet më të vjetra në Gjermani.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë për BURSA të plota në këtë universitet.

Informata mbi shkëmbimin:
• Shkëmbimin e studenteve për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 850 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje–ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1.    Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
2.    Transkipta e notave në gjuhën Angleze
3.    Kopje e pasaportës
4.    1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.
Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 25 MAJ 2020, ORA 24:00;

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Gjermania 🙂