fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në Yıldız Technical University, në Turqi në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Edhe pse shumica e universiteteve për shkak të situatës së pandemisë, nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth vazhdimit të semestrit apo shkëmbimit të studentëve. Ju njoftojmë se Universiteti Yıldız Technical University, ka njoftuar se do të pranoj studentë për vitin akademik 2020/2021, pra ju mund të përfitoni shkëmbim semestral për semestrin e ardhshëm Janar 2021.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
Periudha e studimeve: Semestri pranveror
Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
Kompensim mujor: 800 euro
Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
Nota mesatare të paktën 7.0
Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
Kopje e pasaportës
1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
CV në Gjuhë Angleze
Letër Motivimi në Gjuhë Angleze
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Kriteret e përzgjedhjes:

Suksesi akademik (40%)
Niveli i gjuhës angleze (40%)
Suksesi në intervistë (20%)
-10 për cdo aplikim të mëhershëm
+10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
-10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 30 NENTOR 2020, ORA 24:00!

Shikoni disa foto nga Universiteti dhe Stambolli: