fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në University of Vechta në Gjermani në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Edhe pse shumica e universiteteve për shkak të situatës së pandemisë, nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth vazhdimit të semestrit apo shkëmbimit të studentëve. Ju njoftojmë se Universiteti i Vechta, ka njoftuar se do të pranoj studentë për vitin akademik 2020/2021, pra ju mund të përfitoni shkëmbim semestral për semestrin e ardhshëm, pranverë 2021.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
Periudha e studimeve: Semestri pranveror
Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
Kompensim mujor: 850 euro
Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 275 euro
Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
Nota mesatare të paktën 7.0
Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B2
Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
Kopje e pasaportës
1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
CV në Gjuhë Angleze
Letër Motivimi në Gjuhë Angleze
Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Kriteret e përzgjedhjes:

Suksesi akademik (40%)
Niveli i gjuhës angleze (40%)
Suksesi në intervistë (20%)
-10 për cdo aplikim të mëhershëm
+10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
-10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 15 NENTOR 2020, ORA 24:00!

Shikoni disa foto nga Universiteti: