fbpx
Bursa Nderkombetare ne Poloni

Kolegji Universum hap thirrjen për bursa ndërkombëtare në “Wroclaw University of Science and Technology”, Poloni

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikime për bursa për shkëmbim studentor në “Wroclaw University of Science and Technology”, Poloni, në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus + Credit Mobility.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master në të gjitha departamentet/programet të aplikojnë për bursë në Poloni.

Informata mbi shkëmbimin:

• Shkëmbim i nje studenti për studime semestrale
• Periudha e studimeve: Semestri pranveror
• Kohëzagjatja e bursave: 1 semester
• Kompensim mujor: 800 euro
• Shpenzimet e transportit vajtje–ardhje: 275 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:
• Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
• Puna vullnetare dhe/ose pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
• Nota mesatare të paktën 7.0

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  2. Transkipta e notave në gjuhën Angleze
  3. Kopje e pasaportës
  4. 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Studentët e përzgjedhur për bursë duhet të nënshkruajnë Aneks Kontratën dhe Kontratën Mësimore.

Kriteret e përzgjedhjes:
• Suksesi akademik (50%)
• Niveli i gjuhës angleze (50%)
• -10 për cdo aplikim të mëhershëm
• +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
• -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 15 NËNTOR 2019, ORA 24:00!