fbpx

Kolegji Universum hap thirrjen për aplikim për bursa për shkëmbim studentor në University of A Coruña, në Spanjë në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+ Credit Mobility.

Edhe pse shumica e universiteteve për shkak të situatës së pandemisë, nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth vazhdimit të semestrit apo shkëmbimit të studentëve. Ju njoftojmë se University of A Coruña, ka njoftuar se do të pranoj studentë për vitin akademik 2020/2021, pra ju mund të përfitoni shkëmbim semestral për semestrin e ardhshëm.

Ftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë për shkëmbim semestral.

Informata mbi shkëmbimin:

  • Shkëmbim i studentëve për studime semestrale
  • Periudha e studimeve: Semestri dimeror
  • Kohëzagjatja e bursave: 1 Semestër
  • Kompensim mujor: 850 euro
  • Shpenzimet e trasnportit vajtje – ardhje: 360 euro

Kriteret e nevojshme për aplikim për studentët:

  • Përfundimi i të paktën një semestri (5 provime të përfunduara) në Kolegjin Universum
  • Puna vullnetare dhe pjesëmarrja aktive në organizimet e ndryshme në Universum
  • Nota mesatare të paktën 7.0

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Testi (Certifikimi) i gjuhës Angleze – Anglia Examination, niveli B1
  • Transkipta e notave në Gjuhë Angleze
  • Kopje e pasaportës
  • 1 fotografi të formatit të pasaportës (300pix; size – 3*4 cm; file – .jpg)
  • CV në Gjuhë Angleze
  • Letër Motivimi në Gjuhë Angleze

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/vGxJjKgAodQw8dcR7

Vetëm studentët që kalojnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nga komisioni. Përparësi në aplikim kanë studentët të cilët nuk janë përfitues të ndonjë burse paraprake nga Kolegji Universum.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Suksesi akademik (40%)
  • Niveli i gjuhës angleze (40%)
  • Suksesi në intervistë (20%)
  • -10 për cdo aplikim të mëhershëm
  • +10 për studentët me nevoja të vecanta (e dokumentuar)
  • -10 në rast aplikimi për studime dhe internship në të njejtën kohë

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 23 MAJ 2021, ORA 24:00!