fbpx

Për shkak të pandemisë së vazhdueshme, studentët tanë nuk mund të shijojnë të gjitha mundësitë që ofrojnë programet e shkëmbimit për një semestër jashtë vendit me universitetet partnere me Kolegjin Universum.

Për t’u ofruar më shumë mundësi studenteve pa rreziqe dhe pasiguri të lëvizjes fizike, Universitetin i Marburgut ka hartuar një program studimi virtual posaçërisht për studentët ndërkombëtarë.

 Programi është pa pagesë, ofron kurse ndërdisiplinore dhe mund të përdoret si shtesë e studimeve në shtëpi.

Regjistrimi do të jetë i hapur deri më 1 prill.

Programi do të zgjasë nga Prilli deri në Korrik (4 muaj). Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha drejtimeve. Ligjëratat do të mbahen në gjuhën angleze dhe gjermane (gjuha gjermane nuk është parakusht për shumicen e lëndëve).

Për më shumë informacion, si dhe regjistrimin në internet, ju lutemi ndiqni Linkun:

https://www.uni-marburg.de/en/studying/studying-at-umr/exchange/marburgonline-virtualexchange-2021-move-2021