fbpx

Universiteti partner i Kolegjit Universum, Kaajani University of Applied Sciences fton të gjithë studentët e Kolegjit Universum të programit Infermieri të aplikojnë në edicionin e 6-të të Shkollës Dimërore që do të mbahet në Mars të 2020 në Finlandë.

Shkolla dimërore ju mundëson studentëve praktikë profesionale në Infermieri dhe Kujdes Shendetësor me metodën “Face-To-Face Encounters with Patients”. Pjesëmarrja në këtë shkollë dimërore do të ju vlerësohet me 2 kredi (ECTS). Ligjërimi do të bëhet në Gjuhë Angleze dhe do të mbahet nga profesoret e Kaajani University of Applied of Sciences.

Objektivi kryesor i këtij organizimi është që studentët të jenë në gjendje të përdorin njohuritë infermierore-shkencore të bazuara në prova dhe të zhvillojnë kompetencat e tyre profesionale dhe ndërkulturore.

Në vijim gjeni informata rreth profesorëve dhe temave që do të ligjërohen:

  • Raila Arpala: mental health and substance abuse prevention and treatment
  • Maija-Liisa Punta-Saastamoinen: Finnish language and cultural communication
  • Taina Romppanen: digital learning and teaching, acute and surgical nursing
  • Jukka Seppänen: teaching methodology, safety in nursing and acute nursing

Informata më të detajuara gjeni në këtë link: https://www.kamk.fi/en/Global-Education/EBP-2020

Të gjithë studentët e interesuar për të qenë pjesë e Shkollës Dimërore në Finlandë duhet të dergojnë email erasmus@universum-ks.org jo më larg se me datë 5 Dhjetor 2019;

Kliko këtu për agjenden e programit dhe në vijim gjeni disa foto nga Finlanda 🙂