fbpx

Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Universum Z. Alejtin Berisha ishte i ftuar në takim me Drejtorin Ekzekutiv të Coursera Z. Jeff Maggioncalda, platformës më të madhe në botë në fushën e mësimit online me mbi 80 milion përdorues.

Coursera ftoi udhëheqësit e universiteteve nga e gjithë bota për një diskutim virtual në lidhje me të ardhmen afatgjatë të arsimit të lartë dhe vazhdimit të mësimit online.

Pjesë e takimit ishin edhe udhëheqës nga Universiteti Michigan, Universiteti Duke, Universiteti Ndërkombëtar Symbiosis, Universiteti i Szeged etj.

Temat kyçe të diskutuara gjatë takimit ishin: 

  1. Si e ka përshpejtuar COVID-19 transformimin dixhital në arsimin e lartë
  2. Aftësi për të përgatitur studentët për tregun e punës
  3. Si universitetet mund të integrohen dhe ndërtojnë programe mësimore online

Kolegji Universum ka bashkëpunimin me platformën prestigjioze të mësimit online, Coursera. Tashmë mbi 1327 studentët dhe staf i Kolegjit Universum kanë ndjek kurse online dhe janë certifikuar nga Coursera. 

Për më shumë informata na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.