“Menaxhimi i shkollave sipas sistemit Finlandez”  ishte tema e trajnimit dy ditorë të organizuar nga Kolegji Universum në Qytetin e Durrësit. Pjesë e trajnimit ishin mbi 200 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës.  

Qëllimi i trajnimit ishte njoftimi i drejtorëve të shkollave mbi politikat moderne të menaxhimit të shkollave sipas sistemit Finlandez, të cilët për vite me radhë po rankohen të parët në testimin e PISA-së.
Përmes rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave me partnerët e Kolegjit Universum nga Finlanda në mesin e tyre ishte pjesemarrëse edhe Drejtoresha e Shkollës Finlandeze Znj. Kaija-Leena Salovaara dhe Z. Timonen Kyösti Tapani, përmes të cilëve pjesëmarrësit patën rastin të informohen për metodat moderne për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve të cilat ndikojnë direkt në përmirësimin e procesit mësimor.

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të tilla në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.