fbpx

Diplome e dyfishtë me Ludwigshafen University of Business and Socieity në Gjermani

Programi i studimit Master në Administrim Biznesi është një program dy vjeçar me diplomë të dyfishtë i cili ofrohet bashkërisht nga Kolegji Universum në Kosovë dhe Ludwigshafen University of Business and Society në Gjermani. Në kuadër të këtij programi studimet fillojnë në Kolegjin Universum dhe përfundojnë në Universitetin Ludwigshafen. Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët pajisen me diplomë gjermane MBA në Menaxhment të Biznesit Ndërkombëtar nga Universiteti Ludwigshafen dhe me diplomë të dytë Master i Arteve në Menaxhment nga Kolegji Universum.

Programi përbëhet nga dhjetë module, 4 nga të cilat ofrohen nga Kolegji Universum në Prishtinë, 3 nga Universiteti Ludwigshafen në Gjermani dhe 3 të tjera që ofrohen nga të dy institucionet së bashku.

Modulet e ofruara në Kolegjin Universum janë: 
Moduli i Punës ShkencorePërfshin teorinë e metodologjisë hulumtuese dhe shkencore (MA në Menaxhment, Viti i parë)
Moduli i MarketingutPërfshin marketingun si menaxhment i drejtuar nga tregu (MA në Menaxhment, Viti i parë)
Moduli i MenaxhmentitPërfshin Menaxhimin Strategjik, Kontrollin, Simulimin e Biznesit (MA në Menaxhment, Viti i parë)
Moduli i Menaxhimit të Burimeve NjerëzorePërfshin Psikologjinë e Punës, Organizimin dhe Sjelljen Organizative (MA në Menaxhment, Viti i parë) (Disa pjesë të këtij moduli do të ofrohen në Ludwigshafen)

Modulet e mëposhtme do të ofrohen në Kolegjin Universum, nëse studentët zgjedhin atë specializim, përndryshe ato ofrohen në Ludwigshafen: 
Moduli i Kompetencave Socialepërfshin Filozofinë (etikën), pjesë të këtij moduli do të mbahen në Ludwigshafen (MA në Menaxhment me specializim në Menaxhment, Viti i dytë)
Modulet e lëndëve zgjedhore te detyrueshmeperfshirë Financat Menaxheriale (disa pjesë të këtij moduli do të ofrohen edhe në Ludwigshafen)
Moduli i Marketingutpërfshin Marketingun Ndërkombëtar (MA në Menaxhment me specializim në Biznes Ndërkombëtar, Viti i dytë)

Modulet e ofruara në Ludwigshafen: 
Moduli i Logjistikëspërfshin Logjistikën e Prodhimit dhe Logjistikën e Shpërndarjes
Moduli i Kompetencave Socialepërfshin Retorikën dhe Kreativitetin (disa pjesë të këtij moduli do të ofrohen nga Kolegji Universum në Prishtinë)
Moduli i Kompetencave Ndërkombëtarepërfshin Hulumtimin e Tregut Ndërkombëtar, Menaxhimin e Korporatave Ndërkombëtare dhe Komunikimin Ndërkulturor
Moduli i Menaxhimit të Burimeve Njerëzorepërfshin Menaxhimin Ndërkombëtar të Burimeve Njerëzore (Disa pjesë ët këtij moduli do të ofrohen në Kolegjin Universum).
Lëndët zgjedhore të detyrueshmepërfshin Ligjin, Sociologjinë dhe Makroekonominë (disa pjesë të këtij mpduli do të ofrohen nga Kolegji Universum nëPrishtinë)

Tema e Masterit – Gjatë qëndrimit në Gjermani studentët do të punojnë në zhvillimin e temës së masterit. Zhvillimi i temës së masterit do të mbikëqyret nga profesorët e Universitetit Ludwigshafen dhe ata të Kolegjit Universum. Juria do të jetë e përbërë nga profesorë që vijnë nga të dy institucionet.

Përveç studimeve, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është punësimi në Gjermani, ku Universiteti Ludwigshagen do të lehtësojë procesin e gjetjes së punës praktike për studentët kosovarë. Paga minimale për punën praktike është 750 euro në muaj, shumë e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e qëndrimit mujor në Gjermani.

Pas përfundimit të vitit të dytë të studimeve, studentët kosovarë kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani edhe për 18 muaj dhe gjatë kësaj periudhe të jenë në kërkim të punës në profesionin e tyre.

Ndërsa, për studentët e punësuar në Kosovë që nuk duan të shkëpusin marrëdhënien e punës për shkak të studimeve ofrohet mundësia e ndjekjes së studimeve në distancë, ku qëndrimi në Gjermani dhe pjesëmarrja në ligjerata është obligative vetëm dy herë gjatë semestrit për një periudhë një javore.

Kolegji Universum dhe Universiteti Ludwigshafen do të kujdesen që studentëve t’u jepet mbështetje e plotë në përgatitjen për vazhdimin e studimeve në Ludwigshafen, mbështetje dhe konsultime të vazhdueshme akademike, qasje në të gjitha aktivitetet studentore dhe kampusin e Universitetit Ludwigshafen.

Karriera

Të diplomuarit në programin e diplomës së dyfishtë Master në Menaxhim të Biznesit Ndërkombëtar mund të përfitojnë nga mundësi të ndryshme fillojnë nga mundësitë e ndryshme të karrierës në të ardhmen për të gjitha fushat e biznesit dhe të kenë perspektivat më të mira në të gjitha fushat e ekonomisë dhe biznesit. Diplomimi në këtë program gjithashtu mund të ndihmojë në sigurimin ose ruajtjen e pozitave drejtuese, të cilat tashmë janë zënë përpara fillimit të studimeve.

Ky program studimi u siguron të diplomuarve një diplomë në shkencat ekonomike dhe i pregatit profesionalisht për të kryer me sukses detyrat komplekse menaxheriale. Kompetencat më të rëndësishme me të cilat programi Master me diplomë të dyfishtë i pregatit profesionistët e rinj janë si më poshtë:

  • njohuri të plota të biznesit
  • aftësi të udhëheqjes dhe
  • kompetenca ndërkombëtare

Kurrikula gjithpërfshirëse e diplomës së dyfishtë Master në Menaxhment në Biznes Ndërkombëtar ofron një gamë të gjerë të mundësive për punësim. Disa nga punët më të rëndësishme të cilat të diplomuarit mund t’i zgjedhin janë si më poshtë:

1 – Konsulent
Ofrimi i konsulencave është shtegu më i natyrshëm i karrierës për studentë e nivelit Master. Nga njëra anë ajo kërkon një vështrim të përgjithshëm, ndërkombëtar dhe strategjik në botën e biznesit dhe në kompanitë individuale, nga ana tjetër, konsulentët duhet të kenë aftësitë ndërpersonale që i lehtësojnë klientët për të shprehur shqetësimet e tyre dhe të komunikojnë lirshëm.

2 – Menaxher i Financave
Shumica e studentëve që nuk vijnë nga fusha e studimit në menaxhment, kanë frikë ditën e parë të modulit të financave në nivelin Master. Duke e ditur se financat janë thelbi i çdo kompanie për tu rritur dhe zgjeruar, menaxherët financiar duhet të jenë në gjendje të merren me informacionin numerik dhe cilësor, duke shfaqur aftësinë për t’u marrë me kolegët nga të gjitha departamentet për të mbledhur informacion të saktë si dhe aftësitë e komunikimit të nevojshme për të siguruar dhe motivuar Anëtarët e Bordit. Insistimi i programit Master në përvetësimin e aftësive të forta dhe të buta i përgatit studentët mirë për këtë pozitë.

3 – Menaxher i Marketingut
Marketingu lidhet direkt me njohuritë e thella të produkteve dhe konsumatorëve. Nëse jeni regjistruar në një program të nivelit të lartë Master, ju jeni duke marr mjete të përditësuara për të vlerësuar produktet dhe kompanitë, duke zhvilluar aftësitë tuaja për të komunikuar me dhe për të kuptuar anëtarët e kulturave të tjera (duke identifikuar nevojat e tyre, blerjen e tyre zakonet, specifikat e tyre kulturore, etj.). Nëse jeni tip kreativ dhe keni një prirje për shitje, Menaxheri i Marketingut mund të jetë titulli juaj i ardhshëm i punës!

4 – Menaxher i Operacioneve, Menaxher i Zinxhirit të Furnizimit ose Menaxher i Logjistikës
Operacionet, Logjistika dhe Zinxhiri i Furnizimit janë fusha të cilat janë rritur ndjeshëm. Me avancimin e vazhdueshëm teknologjik të operacioneve në internet dhe rritjen e shitjeve në internet, puna dhe njohuria e menaxherëve me këtë ekspertizë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme ashtu sikurse aftësitë e tyre që janë më të kërkuarat. Nëse doni të luani një rol jetësor në suksesin e një industrie, në një nga këto role ju mund të menaxhoni njerëzit, procesin dhe të udhëheqni teknologjinë krejt së bashku, të siguroni organizimin, të ruani dhe të bëni shpërndarjen efektive të produkteve, e këtë për të përmirësuar eksperiencën e konsumatorëve në mënyrë të vazhdueshme. Niveli Master ju ofron një kornizë për zhvillimin e njohurive dhe aftësive të kërkuara për një karrierë të suksesshme dhe të dobishme në këtë fushë.

5 – Ndërmarrës
Shumë studentë të nivelit Master kanë ide dhe projekte për kompanitë e tyre. Ekspozimi i tregut dhe rrjetëzimi në klasë dhe një ofertë e mirë e programit Master mund të krijojë marrëdhënie investuese dhe partneriteti që justifikojnë parashikimin e fillimit të një kompanie të vet. Nëse mendoni që kjo është gjendja juaj, përfitoni maksimumin nga studimet tuaja në Master dhe diskutoni strategjinë tuaj të biznesit me Universitetin dhe studentët e tjerë kur jeni duke studiuar për të garantuar që të keni një plan fitues.

Gjermania është një nga destinacionet më të preferuara për studentët nga e gjithë bota. Numri i studentëve ndërkombëtar në Gjermani në vitin 2015 ishte mbi 300 mijë. Numri më i madh i studentëve ndërkombëtar studiojnë Ekonomi dhe Shkenca Kompjuterike. Pjesa më e madhe e këtyre studentëve vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Evropa.

Ludwigshafen University of Business and Society është një nga universitetet më ndërkombëtare dhe më cilësore në Gjermani. Vetem 20% e aplikuesve në këtë universitet pranohen për të vazhuar studimet ndërkaq numri i studentëve ndërkombëtar është një nga më të lartit në Gjermani. Arsyet pse kaq shumë studentë ndërkombëtar e zgjedhin këtë universitet janë të listuara më poshte:

  1. Sistemi gjerman i edukimit është njëri nga sistemet më cilësorë në botë
  2. Diploma nga Ludwigshafen University ka reputacion jashtëzakonisht të lartë
  3. Diploma gjermane nga Ludwigshafen Univeristy njihet dhe vlerësohet në të gjithë botën
  4. Studimet ne Ludwigshafen ofrojnë mundësi për të takuar dhe krijuar shoqëri me studentë nga e gjithë bota
  5. Gjermania gjendet në mes të kontinentit të Evropes, duke mundësuar që lehtësisht të vizitohen shtetet tjera të Bashkimit Evropian

 

 Akreditimet vendore dhe ndërkombëtare

 Programi Master në Menaxhim të Biznesit Ndërkombwtar është i akredituar nga agjencioni prestigjioz AQAS (agjencioni për sigurim të cilësisë të programëve të studimit) dhe nga Agjencioni Kosovar i Akdreditimit (AKA).

Për t’u pranuar në program, studentët e interesuar duhet të aplikojnë për regjistrim në Kolegjin Universum. Me pranimin në Kolegjin Universum, studentëve automatikisht u sigurohet mundësia për vazhdimin e vitit të dytë të studimeve master në Universitetin Ludwigshafen (semestri 3 dhe 4).

Për të vazhduar vitin e dytë të studimeve në Ludwigshafen, kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë diplomë bachelor
  • Të kenë përvojë pune profesionale (preferohet të paktën një vit përvojë pune pas përfundimit të studimeve bachelor)
  • Të njohin gjuhën angleze në nivelin B2 ose më lartë sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Gjuhëve, ose sipas ndonjë certificatë tjetër të pranueshme, meqë të gjitha lëndët në Ludwigshafen do të ofrohen në gjuhën angleze. (Shënim: njohja e gjuhës angleze nuk është e domosdoshme për pranim në Kolegjin Universum, ajo mund të mësohet gjatë vitit të parë të studimeve si kusht për vazhdimin e vitit të dytë në Ludwigshafen). Dëshmi e pranueshme për njohjen e gjuhës angleze është edhe certifikimi në nivelin Advanced nga Anglia Examinations, i cili është ekuivalent me B2.

Përveç këtyre, edhe studentët që janë aktualisht në përfundim të vitit të parë në nivelin master në Kolegjin Universum mund të zgjedhin të vazhdojnë vitin e dytë në Ludwigshafen në kuadër të këtij programi. Gjithashtu, studentët që kanë përfunduar vitin e parë të studimeve në universitetet tjera publike dhe private dhe duan të transferojnë studimet e tyre në Kolegjin Universum mund t’i vazhdojnë ato në Ludwigshafen në kuadër të programit me diplomë të dyfishtë.