fbpx

Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji Universum zyrtarisht janë përfitues të programit “Mevlana” projekt ky për shkëmbim të studentëve dhe stafit në Universitetet e Turqisë. Kusht për të qenë përfitues i këtij projekti është njohja e diplomave nga YÖK – Yüksekögretim Kurulu (YÖK – Këshilli i Arsimit të Lartë në Turqi). Pra Këshilli i Arsimit të Lartë në Turqi ka pranuar diplomat e studentëve të Kolegjit Universum dhe Universitetit të Prishtinës, tani studentët kosovar nga këto dy institucione nuk kanë nevojë ti nostrifikojnë diplomat për vazhdim të studimeve apo për punësim në Turqi.

Në kuadër të projektit Mevlana, Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbim të studentëve dhe stafit me dy universitete prestigjoze në Turqi në Adnan Menderes University dhe Kütahya Dumlupınar University.

Adnan Menderes University, i vendosur në Aydin të Turqisë është universitet publik i themeluar qysh nga viti 1992 me një numër të madh të studentëve (45,000 studentë). E veçantë e Adnan Menderes University është që mban emrin e ish kryeministrit turk Adnan Menderes.

Ndërsa Kütahya Dumlupınar University është universitet publik në Turqi i cili filloi punën si institucion i ri më 3 korrik 1992, pasi fillimisht ka qenë pjesë e Universitetit Anadolu i themeluar në vitin 1974. Kütahya Dumlupınar University përbëhet nga katër kampe kryesore Evliya Çelebi, Germiyan Campus, Simav dhe Tavsanli Campus.


Përfito edhe ti bursë për studime në njërin nga këto universitete përmes Kolegjit Universum. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame. Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Deri tani 108 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar shkëmbim semestral me bursë të plotë në 22 shtete të BE-së. 390 bursa për studime jashtë vendit janë aprovuar për vitin akademik 2019/2020. 

Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.

Universitetet Adnan Menderes University dhe Kütahya Dumlupınar University.