fbpx

Falë bashkëpunimeve të suksesshme me Universitetet më të mira në Evropë, Kolegji Universum, është institucioni i parë në Kosovë, i cili përveç që ka dërguar studentë nga Kosova të studiojnë jashtë vendit me bursa të plota, studentët edhe pas diplomimit kanë mundësi t’i vazhdojnë studimet jashtë vendit, e kjo pasi diploma e Kolegjit Universum po njihet ndërkombëtarisht.  

Së fundmi i është njohur diploma e studimeve bachelor nga shteti gjerman studentit të Kolegjit Universum Besmir Zejnullahu (dokumenti i bashkangjitur). Besmiri është shprehur mjaftë i lumtur për njohjen e diplomës nga shteti gjerman dhe tani mund të punësohet dhe vazhdoj studimet atje.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentë. Deri sot 362 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar shkëmbim semestral me bursë të plotë në 26 shtete të BE-së.

Të gjithë studentët mund të përfitojnë shkëmbim semestral në njërin nga 124 universitetet partnere të Kolegjit Universum, shiko listën e universiteteve partnere https://www.universum-ks.org/bursa-nderkombetare/

Informohu më shumë duke kontaktuar në info@universum-ks.org, na ndiqni në facebook apo instagram, kontaktoni në +383 44 144 062..