fbpx
Lideret e Kosoves

Studentët e Kolegjit Universum, po tregojnë aftësitë e tyre prej liderit, qysh pas vitit të parë të studimeve në këtë institucion pikërisht, përmes angazhimit vullnetar të tyre për komunitetin.

Arnesa Tahiri, studente në Kolegjin Universum është shembulli më i mirë që tregon Liderët e së ardhmes, e këtë po e bënë më së miri si themeluese e Gender Equality Organization.

Gender Equality Organization është një organizatë që për qëllim kryesor ka dokumentimin e shembujve të seksizmit dhe të shtypjes apo diskriminimit ndaj të dy gjinive, e këtë me anë të fotografive ilustruese, video materialeve, kampanjave të ndryshme dhe historive që dërgohen në mënyrë anonime, mundohet që të thyej tabunë duke mos heshtur karshi rasteve të caktuara, gjithmonë duke synuar edukimin e një pjese pse jo, edhe të mbarë opinionit qytetar publik.

Në muajin Prill të vitit 2018, kjo organizatë lansoi kampanjën: “Një letër e hapur për dhunuesin tim”. Kjo kampanjë u shoqërua edhe me thurjen #SkaMoShuj e cila u organizua për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë viteve 98’-99’. Një tjetër kampanjë kryesore ishte edhe: “A PO E NIN?” si dhe kampanja e cila akoma po vazhdon #FolShlir.

Arnesa poashtu gjatë studimeve në Kolegjin Universum ka qenë përfituese e bursës së plotë për shkëmbim semestral në Ludwigshafen University of Applied Sciences në Gjermani. Shikoni disa foto nga eksperienca e saj në Gjermani në kuadër të bursës së ofruar nga Kolegji Universum.

Për më shumë informata rreth mundësisë për përfitim të bursave dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare të Kolegjit Universum kontakto +383 44 144 062 ose info@universum-ks.org apo ndiqni faqen në facebook & instagram.