fbpx

Java e ardhshme shënon fillimin e vitit të ri akademik për vitin e parë të gjeneratës 2020/21.

Kolegji Universum si gjithmonë i siguron studentët e rinjë që do ta kenë kujdesin më të mirë, ligjëratat dhe seminaret me interaktive të ofruara nga profesorët më të përzgjedhur, aktivitetet më të ngjeshura jashtëkurrikulare dhe mundësitë e shumta për studime jashtë vendit dhe karrierë, gjithmonë duke pasur edhe përkushtimin dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim.

Hapja zyrtare do të bëhet në tri kampuset e Kolegjit Universum sipas këtyre datave:
✅ Hapja zyrtare e vitit akademik për studentët e vitit të parë në Kampusin e #Prishtines bëhet me 02 Nëntor 2020, nga ora 11:00 (Në ora 10:30 takimi te Rrethi i Flamurit në Prishtinë, ku me pas me transport të organizuar nga Kolegji Universum do dërgoheni në kampusin e ri në Lipjan);
✅ Hapja zyrtare e vitit akademik për studentët e vitit të parë në Kampusin e #Ferizajit bëhet me 03 Nëntor 2020, nga ora 14:00;
✅ Hapja zyrtare e vitit akademik për studentët e vitit të parë në Kampusin e #Gjakovës bëhet me 04 Nëntor 2020, ora 14:00.

Këto janë datat për Ceremoninë e Hapjes Zyrtare mirëpo, ligjeratat e rregullta fillojnë më datë 16 Nëntor 2020.

Për më shumë informata kontaktoni Kolegjin Universum në 044 144 062 apo info@universum-ks.org