fbpx

ZYRA NDËRKOMBËTARE NË KOLEGJIN UNIVERSUM

Projektet Erasmus+

Kolegji Universum ka 114 marrëveshje shkëmbimi (Credit Mobility – KA1) në 26 shtete të Europës dhe Turqisë dhe momentalisht menaxhon 7 projekte për ngritjen e kapaciteteve (Cpacity Buidling – KA2) në fushën e arsimit të lartë, ndersa deri me tani ka qenë pjesë 8 projekteve per ngritje te kapaciteteve KA2.  Institucioni ynë ka më shumë projekte KA1 dhe KA2 sesa shumica e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë të kombinuara së bashku.

Ndërkombëtarizimi i universitetit tonë mbetet një nga prioritetet tona akademike dhe profesionale. Si pjesë e politikës sonë ne vazhdimisht i përditësojmë strategjitë tona të ndërkombëtarizimit me qëllim që të optimizohen mekanizmat që lehtësojnë shkëmbimet profesionale në mes të stafit dhe studentëve. Prandaj, ne gjithmonë jemi në kërkim të bashkëpunimeve me institucione përkatëse në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Kolegji Universum njihet si institucioni më i ndërkombtarizuar në Kosovë. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të studentëve dhe stafit të cilët kanë fituar përvojë ndërkombëtare duke marrë pjesë në aktivitete shkëmbimi, projekte si dhe partneritete të përbashkëta me institucione të ndryshme në mbarë botën. Me tri kampuset më inovuese, në qytetet më dinamike dhe atraktive në Kosovë, Kolegji Universum ka qenë gjithmonë përzgjedhja e parë e studentëve vendas dhe ndërkombëtarë. Prandaj, ne përpiqemi të mbajmë trofeun tonë dhe vazhdimisht të kërkojmë partnerë të rinj dhe institucione bashkëpunuese.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për zhvillimin e ndërkombëtarizimit në mënyrë që:

  1. të forcojmë të menduarit, kulturën dhe zhvillimin ndërkombëtar duke u fokusuar në hulumtime, studime dhe shkëmbime,
  2. të rrisim numrin e partneriteteve dhe të zvogëlojmë ndikimin e stereotipeve që rezultojnë nga komunikimet dhe barrierat kulturore në mesin e njerëzve me prejardhje të ndryshme,
  3. të rrisim konkurrencën ndërkombëtare të Kolegjit Universum, duke rritur numrin e shkëmbimeve të studentëve ndërkombëtarë,
  4. të minimizojmë numrin e studentëve dhe stafit që nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në aktivitete ndërkombëtare,
  5. të promovojmë Kolegjin Universum dhe Kosovën në fushën ndërkombëtare duke siguruar partneritete kualitative, profesionale dhe zbavitëse.

Në kuadër të programit Erasmus + Credit Mobility, ne po kërkojmë vazhdimisht partnerë, në mënyrë që të rrisim numrin e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik me synim që të bashkëpunimi dhe krijimi i partneriteteve ndërkombëtare të zgjerohet dhe më tutje. Deri me tani Kolegji Universum ka 78 marrëveshje shkëmbimi (Credit Mobility – KA1). Tabela më poshtë përmban informata të partnerëve tanë aktual. Gjithësesi, ne jemi në negociata të vazhdueshme edhe me shumë partnerë të tjerë. Kështu, bashkërisht ne duam të rrisim dhe përmisojmë sfondet dhe përvojat tona kulturore dhe akademike.

No.Project yearCountryCityInstitution
12018United KingdomStafforfdshireStaffordshire University
22018United KingdomLondonRegent's University
32018United KingdomBradfordBradford University
42020United KingdomBirminghamUniversity of Birmingham
52019NetherlandMaasrtichtMaastricht University
62019NetherlandRotterdaminHolland University of Applied Science
72020DenmarkCopenhagenAolborg University
82020FranceRennesScience Po Rennes
92019FranceEssonneInstitut Mines Telecom Business School
102019BelgiumKortrijkVives University of Applied Science
112020BelgiumFlandresThe Thomas More Universiyt of Applied Science
122019GermanyDuiesburg-EseenDuiesburg-Essen university
132017GermanyLudwigshafenLudwigshafen University of Applied Science
142018GermanyMarburgPhilipps-Universität of Margburg
152020GermanyVechtaUniversity of Vechta
162017FinlandKajaaniKajani Univeristy
172018FinlandKuopioSavonia University of Applied Science
182020FinlandKuopioUniveristy of Eastern Finland
192019SpainValladolidUniversity  of Valladolid
202019SpainGaliciaUNIVERSIDAD DE SANTIAGO DE COMPOSTELA
212020SpainGranadaUniversity of Granada
222020SpainHuelvaUniversity of Huelva
232020SpainCordobaUNIVERSIDAD DE CÓRDOBA
242020SpainSevillaUniversity of Sevilla
252020SpainVigoUniversity of Vigo
262020SpainFerrolUniversidade A Coruna
272020SpainMalagaUniversity of Malaga
282020SpainCadizUniversity of Cadiz
292019GreeceCreteUniversity of Crete
302019GreecePatrasUniversity of Patras
312019PortugalBejaPolytechnic Institute of Beja
322019PortugalCoimbraINSTITUTO POLITECNICO DE COIMBRA
332019PortugalCovilhãUniversity Beriera Interior
342019PortugalPortoISAG - European Business School
352019PortugalAlgavreUniversity of Algavre
362018PortugalTomarPolytechnic Institute of Tomar
372019PortugalBragaUNIVERSIDADE DO MINHO
382017PortugalLisbonNova Universidade de Lisboa
392020PortugalAveiroUniversidade de Aveiro
402020PortugalEvoraUniversidade de Évora
412020PortugalPortoUniversity Fernando Pessoa
422019ItalyRomeRoma University Tor Vergata
432019ItalyRomeUniversita Telematica di Roma 
442019ItalyPalermoUniversity of Palermo
452019ItalyBergamoUniversità degli studi di Bergamo
462017ItalyFoggiaUniversity of Foggia 
472018ItalyBeneventoTelematic University "Giustino Fortunato"
482018ItalyPalermoLumsa University of Palermo
492018ItalyL'AquilaUniversity of L’Aquila
502020ItalyViterboUniversity of Tuscia
512020ItalyRomeSapienza University of Rome
522019RumaniaGalatiDunarea de Jos University of Galati
532017RumaniaTargu-MuresUniversitatea „Dimitrie Cantemir” din Tîrgu Mureş,
542020RumaniaConstanzaOvidius University of Constanta
552020RumaniaPetrosaniUniversity of Petrosani
562020RumaniaAradUniversity of Arad
572018EstoniaTallinTalTech-Talling Technology Univeristy
582017Czech RepublicBrunoMasarzki Univerzita 
592019Czech RepublicOpavaSilesian University
602020Czech RepublicPragueMetropolital University of Prague
612020HungaryBudapestObuda University
622019LithuaniaVilniusVilniaus Kolegija
632019LithuaniaVilniusKazimieras Simonavičius Universit
642017LithuaniaVilnius Mykolas Romires University
652020LithuaniaKlaipėdaLCC International University
662020LithuaniaŠiauliaiŠiauliai State College
672019SlovakiaBystricaMatej Bel University
682020SlovakiaKosicePavol Jozef Šafárik University
692019PolandNysaUniversity of Applied Sciences in Nysa
702019PolandLodzUniversity of Lodz
712017PolandWroclawWroclaw University of Science and Technology
722017PolandKwidzynPowislanski College in Kwidzyn
732019PolandLublinUniversity of Economics and Innovation Lublin (WSEI)
742020PolandBiała PodlaskaPope John Paul II - State School of Higher Education in Biala Podlaska
752020PolandKrakowCracow University of Economics
762020PolandWarsawAcademy of Fine of Warsaw
772020PolandKliszState Universiyt of Applied Science
782020PolandZawodovaUniversity of Aplied Science
792019LatviaRigaUniversity of Latvia
802019LatviaLiepajaLiepaja Universty
812018LatviaRigaTuriba University
822020LatviaRigaRiga Technical University
832019CroatiaRijekaPAR Business School
842019SloveniaLubljanaVŠR College of Accounting and Finance
852016SloveniaLubljanaInternational School of Busines SS -ISSBS
862018SloveniaLubljanaNova Pravna Fakulta
872020BulgariaVeliko TarnovoSt.Cyril and St.Methodius University
882019BulgariaSofiaUniversity of National and World Economy 
892018TurkeyUsakUsak University
902019TurkeyIstanbulAydin University
912019TurkeyIstanbulİstanbul Rumeli University
922019TurkeyIstanbulIstanbul Ticaret University
932019TurkeySiirtSiirt university
942019TurkeyErizincanErzincan University
952019TurkeyRizeRecep Tayyip Erdogan University
962019TurkeyIstanbulYildiz Teknik University
972019TurkeyAnkaraTED University
982019TurkeyGaziosmanpasaTokat Gaziosmanpaşa University
992019TurkeyAntalyaAntalya Bilim University
1002019TurkeyBartinBartin University
1012020TurkeyIstanbulBAHCESEHIR UNIVERSITY
1022019TurkeyIstanbulIstanbul Okan University
1032019TurkeyMusMus Alparslan Universitesi
1042019TurkeyMardinMardin Artuklu University.
1052019TurkeySakaryaSakarya University
1062016TurkeyNidgeNidge University
1072016TurkeyAfyonkarahisarAfyon Kocatepe University
1082017TurkeySamsunOndokus Mayis 
1092015TurkeyAnkaraMiddle East Technical University-METU 
1102018TurkeyIstanbulAltinbas University
1112019TurkeyBingolBingol University
1122020TurkeyKirikkaleKirikkale Univeristy
1132020TurkeyKutahyaKütahya Dumlupınar University
1142019MacedoniaSkopjeEuropean University

TEMPUS

Projekti “Supporting and Developing the Structures for QA at the Private Higher Education Institutions in Kosovo” kishte për qëllim prezantimin dhe përmirësimin e standardeve dhe mekanizmave të cilësisë në ofruesit privatë të arsimit të lartë në Kosovë, me qëllim që të lehtësojë praktikat e krahasueshmërisë, besueshmërisë dhe sigurimit të cilësisë në përputhje me parimet e Bolonjës dhe strategjinë për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë (2005-2015). Partnerët e projektit janë:

  • University of Salzburg, Austri
  • University Politechnica, Rumani
  • University College Cork, Irlandë

Kolegji Universum ka qenë pjesëmarrës në disa projekte në kuadër të programit Erasmus +. Nëpërmjet këtyre projekteve ne synojmë të rrisim kapacitetet tona, të promovojmë ndërkombëtarizimin, rritjen e bashkëpunimit profesional, krijimin e partneriteteve të forta dhe nxitjen e shkëmbimeve kulturore.

Projektet e zhvillimit të kapaciteteve në të cilat ne kemi qenë të përfshirë janë:

ITEM – (Innovative Teaching Education in Mathematics)

ITEM ka për qëllim përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të studentëve. Ky projekt ka një spektër të gjerë të mjeteve, metodologjive, si dhe programeve që synojnë aftësitë matematikore të studentëve të vitit të parë të regjistruar në Shkencat Kompjuterike dhe / ose Inxhinieri Elektrike. Disa nga qëllimet dhe objektivat e këtij projekti janë:

  • Motivimi i studentëve për të mësuar matematikën.
  • Motivimi i studentëve për të studiuar matematikën.
  • Ngritja e besimit të studentëve në aftësitë e tyre për të mësuar matematikën.
  • Ulja e shkallës së dështimit në lëndët e matematikës.
  • Përmirësimi i mjeteve që shfrytëzohen për mësimdhënie dhe mësimnxënie si dhe përsmisimi i leksioneve të matematikës.
  • Promovimi i mësimdhënies ndërdisiplinore.
  • Zhvillimi i aftësive dixhitale për mësuesit dhe studentët.
  • Promovimi i përdorimit të mjeteve të ndryshme për mësimdhënie nga ana e mësuesve.
  • Promovimi i edukimit të personalizuar.
  • Rritja e shkëmbimit të studentëve dhe mësuesve në mes të vendeve të Programit dhe Partnerëve.
  • Mbështetja e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Universitetet tona partnere në ITEM janë:

  • Aalborg University, Danimarkë
  • University for Health Sciences, Medical Informatics and Technology,
  • Holon Institute of Technology, Izrael
  • Hadassah Academic College (HAC), Izrael
  • Weizmann Institute of Science, Izrael
  • Ceske Vysoke Uceni Technicke, Republika Çeke
  • Technological Educational Institute of Crete, Greqi

STEPS (MSc in Sustainable Food Production Systems)

Ky projekt synon zbatimin e programeve moderne të MSc në sistemet e qëndrueshme të prodhimit të ushqimit. Përmes këtij projekti programet dhe lëndët akademike do të rishikohen, ridizajnohen dhe materiale modern do të përfshihen. Programe të tilla synojnë të mbështesin zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit.

Universitetet tona partnere në këtë projekt janë:

  • Agricultural University of Tirana, Shqipëri
  • European University of Tirana,/ Shqipëri
  • University of Bihac, Bosnia and Herzegovina
  • University of Sarajevo, Bosnja dhe Hercegovina
  • Cantonal Ministry of Education Bihac, Bosnja dhe Hercegovina
  • Czech University of Life Sciences, Republika Çeke
  • University of Agronomic Sciences Bucharest, Rumani
  • Technologiko Ekpaideftiko Idryma Steras Elladas, Greqi
  • ReadLab C. GreeceTechnologiko Ekpaideftiko Idryma Steras Elladas, Greqi
  • ReadLab C, Greqi

E-VIVA (Enhancing and Validating Service-Related Competencies in Versatile Learning Environments in Western Balkan Universities)

Ky projekt synon të krijojë një qasje të kombinuar të të mësuarit në mënyrë që ta lehtësojë dhe të vërtetoj zhvillimin e aftësive në lidhje me orientimin e shërbimeve si në kontekstet e mësimit joformal në institucionet e arsimit të lartë ashtu dhe në kontekstet e mësimit në vendin e punës. Kontributi i këtij projekti mbështetet në demonstratrimin e atyre aftësive që janë me rëndësi thelbësore në tregun e punës dhe që janë fituar në një masë të madhe në kontekstin e të mësuarit joformal. Duke kombinuar aftësitë që zhvillohen gjatë arsimit të lartë dhe praktikën profesionale, e-VIVA do të kontribuojë në ofrimin e një pasqyre të qartë të aftësive të fituara në një shkallë krahasuese mes vendeve të ndryshme.  Për më tepër, ky projekt do të ofrojë mundësi për mësim dhe validim në mjedise shumë të kontekstualizuara dhe individuale të të mësuarit. E gjithë kjo gjithashtu do të krijojë rrugë të reja të të mësuarit dhe përfundimisht do të çojë në një përputhshmëri më të mirë të përmbajtjeve mësimore dhe stileve individuale të të mësuarit (preferencat).

  • Universidade Nova de Lisboa, Portugali
  • University of Duisburg Essen, Gjermani
  • Cyril and Methodius University in Skopje, Maqedoni
  • University Mother Teresa, Maqedoni
  • University of Elbasan Aleksander Xhuvani, Shqipëri
  • University of Sarajevo, Bosnjë dhe Hercegovinë
  • Sarajevo School of Science and Technology SSST, Bosnjë dhe Hercegovinë
  •  Univerzitet Donja Gorica, Serbi
  • University of Montenegro, Mali i Zi
  • University of Novi Sad, Serbi
  • University of Niš, Serbi

E- UNITE- (European Youth Network for Diversity and Tolerance / Rrjeti Rinor Europian për Diversitetin dhe Tolerancën)

Projekti E-UNITE sjell partnerë të ndryshëm (2 universitete, 2 OJQ, Institutin dhe një qendër rinore) së bashku në një përpjekje të përbashkët për të zhvilluar themelet e rrjetit E-UNITE – një rrjet ndërkombëtar i të rinjve, i cili synon të promovojë iniciativat e udhëhequra nga komuniteti në fushat e tolerancës, përfshirjes dhe diversitetit.

Produkti kryesor i projektit E-UNITE – Hub-i Online është një fushë unike online ku punonjësit e rinjë dhe të rinjtë nga shumë vende të ndryshme evropiane do të kenë mundësinë të bashkohen, të ndajnë idetë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në arritjen e qëllimeve të komunitetit dhe rrjetit, të cilat ata mund të I vendosin për veten e tyre. Qendra E-UNITE do të lejojë bashkimin e mendjeve të reja dhe shkëmbimin e ideve, si dhe mbështetjen për nismat e udhëhequra nga komuniteti. Po ashtu, qendra do të jetë një bazë për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira të punëtorëve të rinjë, të cilët janë të interesuar të punojnë në ato iniciativa të udhëhequra nga komuniteti ose në të kundërt – punonjës të rinj, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë rrjetin rinor të tyre. Qëllimi i E-UNITE është të ndihmojë në rritjen e ndikimit pozitiv, të promovojë tolerancën, diversitetin dhe të bashkojë komunitetet.

Projekti zbatohet në kuadrin e Programit të Komisioneve Europiane Erasmus +, Key Action 2: Bashkëpunimi për zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira, Veprimi: Partneriteti strategjik për rininë.

  • University of Nicosia , Qipro
  • Law and Internet Foundation, Bullgari
  • Higher Incubator Giving Growth & Sustainability , Greqi
  • Centrul Roman de Politici Europene , Rumani
  • Celje Youth Center, Slloveni

REBUS

Ready for Business –  duke përfshirë dhe vlerësuar aftësitë praktike të sipërmarrjes në inxhinieri dhe studimeve të TIK-ut, fokusohet në zhvillimin, testimin, validimin dhe krijimin e moduleve bazë të trajnimit për zgjerimin e kompetencave sipërmarrëse të të diplomuarve në përdorimin e aftësive të fituara gjatë arsimit dhe praktikës akademike. Me një kohëzgjatje 3 vjecare (2017-2019), ky projekt përfshin shkëmbimin aktiv të pjesëmarrrësve mes universiteteve partnere, blerjen e pajisjeve dhe zhvillimin e seminareve për tema kërkimore.

Universitetet tona partnere në këtë projekt janë:

  • University of Sarajevo
  • University of Duisburg Essen
  • University of Palermo
  • University FH Johanneum Gesellschaft M.B.H
  • European University of Tirana
  • Volga State University of Technology

CONSUS

Projekti CONSUS (Connecting Science-Society Collaborations for Sustainability Innovation) synon krijimin e një rrjetizimi rajonal mes shkencës dhe shoqërisë për zhvillime të qëndrueshme në Shqipëri dhe Kosovë, me qëllim të forcimit të lidhjes dhe bashkëpunimit të institucioneve në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe praktikës.

Universitetet tona partnere në këtë projekt janë:

  • University of Graz
  • University of Natural Resources and Life Sciences
  • Leuphana University
  • University of Limerick

TEMPUS

Projekti “Encouraging the process of Curriculum Development based on Learning Outcomes and Research Guided Teaching in the Private Higher Education Institution of Kosovo” inkurajon procesin e zhvillimit të kurrikulës bazuar në rezultatet e mësimit dhe mësimdhënien e bazuar në kërkim shkencor në institucionet private të arsimit të lartë të Kosovës. Partnerët e projektit janë:

  • University of Salzburg, Austri
  • University College Cork, Irlandë
  • University of Edinburgh, Angli
  • University Politechnica, Rumani
  • Kosova Accreditation Agency, Kosovë
  • National Qualification Authority, Kosovë

Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo

  • Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe inovacionit të IAL-ve në Shqipëri dhe Kosovë duke rritur aftësitë e tyre institucionale, aftësitë e personelit dhe rrjetëzimin.Në mënyrë të veçantë, projekti synon:
    • Përmirësoni kapacitetet e mësuesve dhe metodologjitë e tyre në mënyrë që ata të aftësojnë në mënyrë efektive studentët (nivelin e diplomuar dhe më gjerë) me aftësitë për të kryer hulumtime të pavarura.
    • Rritja e aftësive të mentorëve për të udhëhequr në mënyrë efektive studentët në veprimtarinë e tyre kërkimore.
    • Përmirësimi i kapaciteteve kërkimore të stafit akademik dhe menaxherial përmes vizitave studimore dhe trajnimeve të përshtatura.
    • Forcimi i kapaciteteve menaxheriale për aktivitete kërkimore dhe inovacione në nivelin institucional, duke vendosur ose forcuar strukturat e përkushtuara të kërkimit dhe inovacionit (RISS).
    • Promovimi i përsosmërisë dhe inovacionit të kërkimit duke zhvilluar një rrjet që lehtëson ndërdisiplinaritetin dhe bashkëpunimin midis aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Këto objektiva janë hartuar për të adresuar drejtpërdrejt nevojat e identifikuara në propozim, përkatësisht:

    • Nevoja për të përmirësuar kapacitetet e IAL-ve për kërkime dhe inovacion.
    • Nevoja për të nxitur lidhjet dhe bashkëpunimin midis aktorëve në ekosistemin e inovacionit.

Universitetet partnere në këtë projekt janë:

  • Universiteti Aalborg, Danimarkë
  • Universiteti i Teknologjisë në Hamburg, Gjermani
  • Politecnico di Milano, Itali
  • Universiteti Evropian i Tiranës
  • Universiteti Politeknik i Tiranës
  • Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
  • Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
  • Universiteti POLIS

Internationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western Balkans

Qëllimi kryesor i projektit është të forcojë dimensionin ndërkombëtar, ndërkulturor dhe global përmes zbatimit të Internationalization at Home në partnerët Institucionet e Edicionit të Lartë (IAL) në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të japë një kontribut domethënës për shoqërinë.

Objektivat specifikë:

  • Për të formuluar një koncept koherent dhe të hollësishëm të ndërkombëtarizimit në shtëpi që mund të përfshihet në hartat e rrugëve partnere të IAL-ve, në vijim nga eksplicencat e tyre specifike;
  • Të nivelizohet fushëveprimi dhe qëndrueshmëria e aktiviteteve të Internacionalizimit në Shtëpi të implementuara në IAL-të partnere;
  • Të trajnojë një grup ekspertësh të aftë për të zhvilluar dhe integruar ndërkombëtarizimin në shtëpi në mjedisin e IAL;
  • Të inicojë një platformë në internet si një mjet për ndërkombëtarizimin në zbatimin e shtëpisë;
  • Të krijojë / modernizojë strukturën / entitetet ekzistuese përgjegjëse për ndërkombëtarizimin në vend pranë IAL-ve.

Universitetet partnere në këtë projekt janë:

  • Universiteti Middlesex (Mbretëria e Bashkuar)
  • Universiteti i Teknologjisë në Hamburg (Gjermani)
  • Universiteti i Cagliari (Itali)
  • Universiteti i Tiranës (Shqipëri)
  • CESIE (Itali)
  • Universiteti Evropian i Tiranës (Shqipëri)
  • Universiteti i Prishtinës (Kosovë)
  • Universiteti i Tuzla (Bosnje dhe Hercegovinë)
  • Universiteti Dzemal Bijedic i Mostarit (Bosnje dhe Hercegovinë)

ÇFARË ËSHTË SHKËMBIMI I STUDENTËVE?

Programi i shkëmbimit të studentëve Erasmus + është në dispozicion për studentët që studiojnë aktualisht në një nga universitetet tona partnere të këmbimit dhe që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Kolegjin Universum. Përvoja e shkëmbimit miratohet dhe njihet si pjesë e studimeve tuaja për një semestër ose një vit të plotë akademik. Disa programe pranojnë edhe kohëzgjatje më të shkurtër të shkëmbimit.

SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të vini në Kolegjin Universum për një shkëmbim nën programin Erasmus +, këto janë disa hapa që duhet të ndiqni dhe dokumentacioni që duhet të përgadisni:

Hapat e pranimit:

  • Kontrolloni nëse universiteti juaj ka një marrëveshje shkëmbimi me Kolegjin Universum.
  • Kontaktoni koordinatorët e zyrës ndërkombëtare të Universitetit tuaj për të ju nominuar si student ndërkomëtar në kuadër të Erasmus+.
  • Për nominim, universiteti juaj duhet të i dërgojë transkriptën e notave dhe një letër nominuese zyrës ndërkombëtare në Universum (erasmus@universum-ks.org)
  • Studenët e nominuar duhet të plotësojnë një formular aplikimi (të cilin do ta pranojnë me anë të një email-i) dhe të nënshkruajnë një Marrëveshje Mësimore, e cilat duhet të nënshkruhet nga studenti, institucioni nominues dhe Kolegji Universum. Informata të mëtejshme do të ju dërgohen me e-mail pas nominimit nga universiteti juaj.

Vëni re: Pas kontrollimit të dokumenteve, ne do të ju dërgojmë një letër pranimi.

Afati i aplikimit:

Semestri dimëror: 30 korrik (ligjeratat mbahen gjatë muajve: tetor – janar)

Semestri pranveror: 22 dhjetor (ligjeratat mbahen gjatë muajve: shkurt – qershor)

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

  • Marrëveshja Mësimore (e vulosur dhe e nënshkruar nga të tri palët)
  • Formulari i aplikimit (do të ju ofrohet sapo të jeni nominuar nga institucioni juaj)
  • Transkripta e notave (lëshuar nga institucioni juaj)

Studentët nga Kolegji Universum mund të shkojnë për të studiuar jashtë vendit për 4-5 muaj.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +. Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:

– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)

– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum

– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum

– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)

– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)

– Kopja e pasaportave

– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)

 

 

Ne vazhdimisht jemi në kërkim të partnerëve të rinj. Nëse jeni të interesuar të krijoni partneritet për projekte dhe aktivitete të ardhshme, dërgoni kërkesën tuaj në erasmus@universum-ks.org.

Për më shumë informata dhe sugjerime, ju mund të i drejtoni pyetjet tuaja përfaqësuesve të Zyrës Ndërkombëtare në Kolegjin Universum.

Arlinda Qehaja – Udhëheqëse e Zyrës Ndërkombëtare

Email: arlinda@universum-ks.org

Tel: +377 (0) 44 402 205

Gentiana Berisha – Menaxhere e Projekteve Erasmus

e-mail: gentianaberisha@universum-ks.org

Tel: +377 (0) 44 108 405