Starbucks Nxjerr ‘’Frappucinon Njëbrirëshe’’

Nëse dëshironi të provoni këtë pije shumëngjyrëshe, më mirë nxitoni, është në dispozicion vetëm për një kohë të shkurtër.

Për një kohë të shkurtër, Starbucks do të ofrojë ‘’Frappucinon Njëbrirëshe’’, një pije me ngjyrë vjollcë dhe të kaltër e cila bëhet ngjyrë rozë kur e përzieni.

Pra çfarë është saktësisht një Frappucino Njëbrirëshe? Nuk ka të bëjë asgjë me bizneset fillestare miliarda—dollarëshe. Në njoftimin për shtyp, Starbucks thotë se kjo pije me shkëlqim është e ‘’bërë me një pluhur të ëmbël ngjyrë rozë, e përzier me krem të Frappuccinos dhe me një shurup të mangos. ‘’Përmbi me kremë vanilje, kjo Frappuccino duket, dhe ka shije magjike. Nuk ndryshon vetëm ngjyrën por gjithashtu edhe shijen, me shijen e ëmbël dhe të frutave të transformuar në një shije të thartë sapo t’a përzieni.

Nëse dëshironi të shijoni këtë artikull të çuditshëm, më mirë nxitoni: Frappucino Njëbrirëshe do të jetë në dispozicion vetëm nga 19 Prilli deri më 23 Prill.

/enterpreneur.com.al