Kompanitë e teknologjisë duan patjetër të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që bateria e telefonit të zgjasi më gjatë.
Dhe Sony ka llogaritur mënyrën më të mirë për t’a realizuar duke ndarë energji përmes telefonave.
Kompania Japoneze ka marrë një pantentë teknologjike e cila i lejon telefonat të “vjedhin” energji (njësoj si kërkojnë Wi-Fi) dhe më pas ta transferojnë atë me wireless.
Patenta përshkruan një mënyrë për të transferuar me wireless energji midis paisjeve duke përdorur teknologjinë e komunikimit brenda fushës (NFC).
Sipas patentës, teknologjia i lejon telefonat të marrin energji nga paisje të ndryshme si frigoriferë, televizorë dhe lavatriçe.
Kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për ambjente si baret apo restorantet, të cilët mund të ofrojnë karikues portabël që konsumatorët të karkojnë me wireless telefonat e tyre.
Edhe pse akoma nuk është hedhur në treg si një produkt, kjo mbetet një patentë fantastike për t’u realizuar.
Por më e rëndësishmja është, a do ta lejonit një mik të merrte pak nga bateria juaj e çmuar?
Burimi:www.businessmag.al