5 Mënyra të Thjeshta se si t’i Bëni Përdoruesit të Vizitojnë Faqen Tuaj të Internetit

Nuk është kurrë lehtë të dalloheni nga turma. Pas të gjithash, ka me siguri me mijëra faqe interneti në industrinë tuaj, dhe përderisa ju e dini se produkti ose shërbimi juaj ka potencialin për të qëndruar në majë, të shkoni aty me siguri duket si një projekt i lodhshëm dhe i shtrenjtë.

Mirëpo, kjo është më e lehtë se sa mendoni. Në fakt, ju me siguri keni filluar të ndërmerrni disa veprime tani; dhe me pak strategji do të keni më shumë qarkullim se sa ora e trafikut të rëndë në LA.

  1. Filloni një blog ( dhe përditësojeni atë).

Fillimi i një blogu është njëra prej mënyrave më efikase jo vetëm për të krijuar qarkullim në faqen tuaj por t’u jepni vizitorëve një provë të asaj se çfarë mendoni dhe se për çfarë është marka juaj. Mirëpo, përderisa shumë njerëz dëshirojnë që menjëherë të hyjnë dhe të shkruajnë, është e rëndësishme të keni një plan që përmbajtja juaj të mos bëhet e tepruar ose e qetë. Por mos u brengosni, për shkak se ka shumë udhëzime se si të filloni. unë ua rekomandoj ‘’Beginner’s Guide to Content’’ si një vend të mirë për të filluar.

  1. Bëhuni një udhëheqës i zgjuar.

Udhëheqja e zgjuar ndjek  të njëjtat gjëra si postimi i blogeve por ndryshon në përmbajtjet që prodhoni sepse ato bazohen më shumë në ide dhe në vrojtime të industrisë tuaj përkatëse. Sikur kontribuesi i Entrepreneur Jayson Demers që transmetoi në ‘’5 Steps to Becoming a Thought Leader In Your Industry’’, qëllimi është që të bëheni shkëndija e risive për kolegët tuaj.

Përderisa udhëheqja e zgjuar nuk është gjithmonë një mundësi e gatshme për çdo industri, ia vlen çdo sekond përpjekjesh jo vetëm për të krijuar qarkullim por për tu rritur edhe më tej personalisht dhe profesionalisht.

  1. Ndryshoni strategjinë tuaj të emaileve.

Sikur BlueHost që tregoi në 8 Outstanding Ways to Promote Your New Website, strategjitë janë si zhvillimi i një liste kontakti dhe ndryshimi i emaileve është një hap i thjeshtë në drejtimin e duhur. Ka shumë produkte të mira të cilat mund t’ju ndihmojnë në përgjigjet e emaileve direkte, si Mailchimp( një platformë e marketingut përmes emailit), Boomerang( një platformë e Gmail e cila ju lejon të zgjedhni kur të dërgoni/pranoni emaile) dhe Mailtrack ( e cila ju tregon kur dikush hap dhe lexon emailet tua).

  1. Formoni një ortakëri.

Ortakëria me një biznes tjetër të suksesshëm mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për të treguar llojet e markës me të cilat jeni bashkuar dhe të fitoni ndjekës të ri pothuajse menjëherë. Mirëpo, përderisa shumë pronarë biznesi kanë listat e tyre të njerëzve me të cilët duan të punojnë, një ortakëri duhet të jetë një marrëdhënie simbiotike.

Autorja e Entrepreneur Kate McKay përmblodhi këtë në mënyrë të përsosur në ‘’How to Create Strategic Partnerships That Are a Win-Win’’. ‘’Tregohuni të qartë për vlerat që sjellni’’, shkroi ajo. ‘’Tregohuni të sinqertë se pse jeni të interesuar në krijimin e një ortakërie dhe se çfarë mund të ofroni. Shkruani përgjigjet në këto pyetje: ‘Pse përfiton rritja ime profesionale dhe personale nga kjo marrëdhënie? dhe ‘Çfarë pres të fitoj nga kjo ortakëri’?

‘’Nuk është koha të ngatërroni planin tuaj të biznesit ose misionin’’, shtoi McKay. ‘’Nëse nuk keni përgjigje të qarta të këtyre pyetjevve, nuk jeni në pozitë për të krijuar lidhje efikase’’.

Shkurt, një ortakëri është si çdo marrëdhënie tjetër: një përvojë e ndarë e vlerave. kështu që sigurohuni që edhe ju ofroni vlera, gjithashtu.

  1. Bëhuni të zotë në media sociale.

Përdorimi i medias sociale nuk është aq i vështirë sa mendoni. Në fakt, çelësi i suksesit në të është në emrin e tij: ‘’shoqëror’’. E gjitha që ju duhet për të fituar ndjekës është aftësia për të filluar një bisedë dhe për t’a vazhduar atë.

Faktori shtytës prapa suksesit të  përvetësimit të konsumatorëve  është që ju duhet të siguroheni që po mbani prezencën e markës tuaj të vërtetë, në vend se t’i dorëzoheni tundimit për të shërbyer përmbajtje dhe aktivitete të regjistruara. Mos postoni artikuj vetëm për metrika të fjalëve: mos paguani ndjekësit vetëm për të bërë llogarinë tuaj të duket më tërheqëse. Punoni në prezencën e markës tuaj online në mënyrë të njëjtë se si drejtoni llogaritë personale të medias sociale.

Përderisa është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm në drejtimin e kanaleve tuaja sociale në faqen tuaj primare, aq gjatë sa mbani në mend misionin e markës tuaj përmes faqes së internetit, njerëzit do të grumbullohen aty shumë shpejt.

/enterpreneur.com.al