Si të Zgjedhni Ekipin e Duhur për Biznesin Tuaj Fillestar

Nëse po bashkoni një ekip për të parën herë, ka gjasa se ju keni disa njerëz në mendje. Por, para se të grumbulloni trupën dhe të investoni fuqishëm, është e rëndësishme të dini ADN-në e një ekipi fitimtar, dhe se si të shmangni gabimet e zakonshme( por fatale ).

  1. Përvoja e mëparshme

Mund të jetë e dukshme, por një ekip me përvojë në biznese fillestare ka përparësi të madhe në krahasim me konkurrentët e tij. Bota e bizneseve fillestare është e vështirë por mund t’a drejtoni sapo të kuptoni mënyrën se si funksionon. Kur nuk keni përvojë të mëparshme në biznese fillestare, çdo sfidë është e re.

Por, kuptimi i skenës së bizneseve fillestare nuk është faktori i vetëm këtu. Posedimi i përvojës në atë industri specifike do të bëjë një dallim të madh gjithashtu. Dikush pa përvojë në industri ka shumë gjasa të frenojë ekipin tuaj në një mënyrë ose tjetër.

  1. Themeluesit

Themeluesi ose themeluesit e një ekipi të biznesit fillestar, do të kenë rol masiv në suksesin ose dështimin e kompanisë së tyre. Menjëherë në fillim, ata duhet të bashkojnë ekipin e duhur. Edhe nëse ata kuptojnë të gjitha konceptet të cilat do t’i diskutojmë këtu sot, ende ka shumë pengesa që themeluesit duhet t’i tejkalojnë.

Për këtë themeluesit duhet të jenë anëtarët më stabilë emocionalisht në ekipin e tyre. Veçanërisht në botën e bizneseve fillestare, biznesi juaj do të ketë ditë të mira dhe të këqija, dhe një themelues emocionalisht i paqëndrueshëm mund të shpenzojë energjinë e ekipit të tërë shumë lehtë.

  1. Matjet

Nëse do të fokusoheshim vetëm në aspektet e qarta të një ekipi fitues, kjo me siguri do të ishte në krye të listës tonë. Por ende, edhe kur merrni në konsideratë gjithçka që e bën një ekip të biznesit fillestar të suksesshëm, matjet duhet të përmenden.

Për fillestarët, matjet tregojnë se një biznes fillestar po merr procesin e ndërtimit të biznesit shumë seriozisht. Përtej asaj, fokusimi në matje tregon një dëshirë për të krijuar diçka që tregu e dëshiron. Me një sasi të frikshme të bizneseve fillestare që derdhin me mijëra dollarë në zhvillim pa qenë të sigurtë se ka një treg i cili kërkon produktin e tyre, matjet janë një shenjë e qartë se ky ekip është i interesuar për fitore.

  1. Talenti

Sapo një biznes fillestar të shndërrohet në një kompani të fazës së vonshme, kultura dhe mekanizmi i kompanisë bëhen më të mëdha se çdo anëtar individual i ekipit. Por, në faza më të hershme të ciklit të bizneseve fillestare, çdo nivel i aftësisë së individëve do të bëjë ndryshim të madh.

Ju me siguri keni dëgjuar disa prej këtyre rreshtave, por ne do ta themi sërish për të theksuar rëndësinë e tyre: Ekipi juaj duhet të jetë i gatshëm të veshë kapela të shumta dhe të nxjerrë zjarre të shumta. Të keni një ekip me njerëz të cilët janë fenomenalë në një gjë është mirë, por ajo që që u lë përshtypje tepër të mëdha kapitalistëve të ndërmarrjeve është kur këta njerëz fenomenalë kanë një histori të zgjidhjes së problemeve të shumta.

  1. Përshtatshmëria

Meqë ra fjala tek veshja e kapelave të shumta, bashkimi i një ekipi i cili mund të pranojë natyrën përshtatu-ose-largohu do ju ndihmojë të shkoni shumë më larg se konkurrenca.

Le të tregohemi të sinqertë: Disa produkte nuk shiten. Kur ajo ndodh, ekipet më të dobëta dorëzohen sepse mendojnë se koordinimi dhe ekzekutimi i tyre ishte i dobët. Ekipet e suksesshme ndërrojnë metodën.

  1. Komunikimi

Është mirë të keni një biznes fillestar me veteranë të harmonishëm, por kjo nuk do të thotë nuk do të thotë asgjë nëse ata nuk mund të komunikojnë haptazi me njëri tjetrin.

Askush nuk duhet të punojë në një vakuum. Ekipi mund të përbëhet nga individët, por duhet të funksionojë si një organizëm i vetëm, me çdo anëtar të ekipit duke identifikuar dhe duke zgjidhur problemet e tij dhe të kolegëve.

  1. Dedikimi

Ekipi i një biznesi fillestar nuk është si një ndërmarrje tipike e korporatës, dhe kjo nuk ndodh pa qëllim. Për të pasur sukes, ekipet e bizneseve fillestare duhet të ndërtohen ndryshe. Nga natyra e tyre, bizneset fillestare kanë nevojë për njerëz pasionantë. Le t’a pranojmë: Paga bazë për bizneset fillestare është me e ulët se në ndërmarrjet e korporatave, dhe puna në mënyrë domethënëse mund të jetë më stresuese dhe siguria e punës më e ulët.

  1. Fokusi

Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e skenës së bizneseve fillestare për një kohë do ju tregojnë se ato mund të jenë të lodhshme. Përderisa ato mund të jenë në mënyrë të pabesueshme përmbushëse, nuk mund ta mohojmë faktin se puna në një biznes fillestar mund të jetë shumë stresuese.

Nuk ka asgjë të keqe nëse dikush dëshiron të punojë në një vend ku vetëm bën punën e tij dhe del në ora 5, por ka gjasa të mëdha se ai person nuk do të përshtatet mirë me kulturën e kompanisë tuaj.

  1. Shoqërimi

Përderisa matjet, produktet dhe themeluesit janë natyrisht përbërës kritikë në suksesin ose dështimin eventual të biznesit fillestar, një gjë është e sigurtë: Kultura e kompanisë është gjithçka.

Kultura e kompanisë është më shumë se ushqime falas dhe tavolina ping-pongu në zyrë. Ka të bëjë me krijimin e një ekosistemi i cili prodhon ide dhe shpërblen mendimet kreative. Është ajo që tërheq anëtarët e duhur të ekipit, dhe ajo që i mban ata.

  1. Vizioni

Ajo që i ndan bizneset e rralla të cilat mbijetojnë është vizioni. Nëse keni anëtarë të cilëve u intereson vetëm për tre muajt e ardhshëm biznesi juaj ende mund të funksionojë, por biznesi juaj ka gjasa më të mëdha të suksesit afat-gjatë nëse anëtarët e ekipit mendojnë për të ardhmen e biznesit tuaj.

/entrepeneur.com.al