Pse besoj se duhet t’i hapim dyert ndaj ideve të reja?

*Angie’s List është një kompani shërbimesh me bazë në Indianapolis, e cila u ofron klientëve të saj të lidhen me kompani shërbimesh të cilësisë më të lartë për nevojat e tyre të riparimit të shtëpisë dhe me profesionistë të kujdesit shëndetsor nga mbi 700 kategori të tilla.

Angie Hick bashkëthemeluese dhe CMO e Angie’s List është diplomuar në ekonomi nga Universiteti i DePauw dhe më pas nivelin master të studimeve e kreu në Harvard Business School. Që në moshën universitare u dallua për aftësi menaxheriale dhe sipërmarrëse dhe në vitet në vazhdim i akordohen çmime për arritje sipërmarrëse. Sipas Angie-t gjithçka është e arrithshme, nëse ideve të reja u krijohet shtegu për të arritur në “veshin e duhur” dhe për të shtruar rrugë të paeksploruara për kompaninë.

 

Në këto 20 vite që prej kohës kur lançova atë që sot u bë Angie’s List, të jesh “shefja” është një koncept që evoluon me kohën.

Si një sfidë tani për mua, si drejtuese ekzekutive e marketingut e një kompanie me 2000 punonjës, është të pranosh ide nga njerëz që e shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre me konsumatorët dhe furnitorët e shërbimeve të ndryshme.

Nga fillimi i këtij viti, u përpoqa t’u krijoja një qasje punonjësve të mi në mënyrë që të më përcillnin idetë dhe shqetësimet e tyre apo çfarëdo mendimi tjetër që kërkonin të ndanin me ne. E vodha nocionin nga libri i Adam Bryant “I shpejtë dhe I Shkathët” (Quick and Nimble), mbi atë se si liderat duhet të krijojnë kulturën e inovacionit.

Çdo javë i ofroj një takim prej jo më shumë se 15 minutash çdo punonjësi, i cili shpreh dëshirën të ndajë diçka të re me ne. Duhet të them se po më pëlqen shumë. Po më jep mundësinë të lidhem me njerëz nga e gjithë kompania, më ndihmon të kuptoj më mirë sfidat e tyre në fushën e zotësive të tyre. Dhe nëse një propozim më tingëllon mirë në vesh, caktoj takim me një person që mendoj se e di se cili është hapi i rradhës për t’u hedhur.

Pjesëmarrësit në këto takime më kanë raportuar avari të cilat më pas janë korrigjuar, më kanë sugjeruar përmirësime të proceseve të caktuar që sërish më pas janë ekzekutuar dhe më kanë ofruar vërtet ide shumë të mira për një përmbajtje dinjitoze për ekipin tonë të “Newsroom”-it.

Orët e punës në zyrë janë përgjigjia ime më e mirë e nevojës për të kapur dhe kanalizuar idetë më të mira. Si një kompani, ne kemi themeluar programin zyrtar të “Ideve Brilante” (Bright Idea) që nëpërmjet intranetit të kompanisë i mundëson secilit nga punonjësve të dorëzojë propozimin e tij/saj nëse ka. Thënë më fjalë të tjera, kjo metodë ka zëvendësuar “kutinë e sugjerimeve”, e cila funksiononte vite, shumë vite më parë.

angie's list-ide e re-kulturë inovacioni-businessmag

Propozimet na kanë mundësuar rritjen e efiçiencës së qendrave të telefonatave gjatë periudhave me volum të ulët të punës, se si të përfitojmë më shumë nga çdo dollar i investuar për furnizime me anë të një plani të ripërdorimit të letrës dhe më shumë se kaq. Njëri ishte vërtet interesant: Të ndërtonim një bibliotekë falas me libra të dhuruar që punonjësit dhe fqinjët e kampusit tonë në Indianapolis mund ta përdornin për të marrë hua këto libra.

Punonjësit njohin mënyra të shkëlqyera se si mund të kursejmë para, kohë dhe mbi të gjitha të arrijmë çdo objektiv, duke përfshirë edhe një ambjent fantastik pune. Është detyrë e shefave që t’i shfrytëzojnë të gjitha këto “detaje”.

/businessmag.al