Ndaloni së Planifikuari dhe Filloni Veprimet

Nëse shikoni me kujdes, do të shihni fytyrat e njerëzve të dëshpëruar prapa banakut, në ndonjë dhomëz ose duke punuar diku tjetër e cila po shkatërron jetën e tyre. E kuptoj këtë. E di se ka punë dhe njerëzit duhet t’i kryejnë ato. Mirëpo, në jetën time kam ndërruar shumë punë. Ndoshta ky ishte rezultati i zhytjes së kokës time në jetë në moshën 18 vjeçare, ose ndoshta ishte fakti se po tentoja të gjeja përmbushje dhe sukses në një vend ku nuk duhej të isha. E shihni, ndërmarrësit nuk e kuptojnë energjinë prapa punës 8 orëshe dhe ata të cilët punojnë 8 orë nuk i kuptojnë ndërmarrësit.

Ishte një kohë kur qëllimi im ishte të qëndroja në një punë të veçantë për të paktën pesë vite, për shkak se gjatësia në një punë ishte suksesi më i madh në komunitetin tim. Çfarë suksesi ka nëse qëndrojmë në një punë për gjysmën e jetës tonë, dhe jemi të dëshpëruar? Ndoshta ju keni bërë shumë para, keni pasur shumë kolegë dhe përfitime të mira, por a kanë këto rëndësi nëse nuk jeni të përmbushur?

Ne jetojmë në një botë me mundësi. Gjithçka është e mundur. Mirëpo, ka kufizime. Ju duhet të punoni. Përderisa kjo tingëllon si klishe, në fakt është më e thellë. Domethënia më e thellë e kësaj qëndron në veprime. Të gjitha ëndrrat, planet dhe qëllimet janë të kota nëse nuk marrim veprime. Marrja e veprimeve në fakt nuk mjafton. Veprimet strategjike janë çelësi i suksesit.

Në bashkëveprimet e mia ditore, dëgjoj njerëzit të cilët thonë se do të arrijnë qëllimet e tyre ‘’një ditë’’ ose do të lirohen nga borxhet ‘’një ditë’’. Ne qëndrojmë në dhomëzat tona dhe flasim rreth fillimit të një biznesi një ditë, të kemi një jetë të lirë një ditë ose të kemi shëndet më të mirë fizik një ditë.

Njerëzit mesatarë shohin qëllimin të cilin duan t’a arrijnë por nuk ndërmarrin veprime që t’a realizojnë atë. Përderisa ka shumë faktorë të kësaj, planifikimi dhe veprimi janë dy çelësat të cilat i ndajnë njerëzit e lartë dhe ata mesatarë në çdo sferë të jetës. Disa ndërmarrës ambiciozë kanë tendencë të shohin rezultatin e fundit, emocionohen për të, dhe pastaj dështojnë, sepse nuk ndërmarrin veprime. Çelësi i vetëm i arritjes së suksesit përfshin planifikimin dhe veprimin strategjik. Nëse ato dyja nuk realizohen, gjasat e suksesit janë shumë të ulëta.

Në librin e tij, Do Over, Jon Acuff shkruan, ‘’Të ëndërrosh është qejf. Rezultatet e ardhshme janë të kënaqshme për të folur për to. Përpjekjet prezente nuk janë’’.

Për mua, kur isha i papunë 10 vite më parë ndihesha shumë keq, dhe nuk kishte asgjë argëtuese në të. Ishte njëra prej kohërave më të errëta  dhe më të rënda të jetës time. Pastaj e kuptova se duhet të bëjmë diçka, të kalojmë me mijëra orë duke punuar në një punë të cilën nuk e duam për të krijuar një jetë mesatare.

Nuk ka asgjë të keqe të ëndërrosh, dhe, do të thoja, nuk ka asgjë te keqe në përëftyrimin e rezultateve të mëdha në të ardhmen. Mirëpo, besoj se është e nevojshme t’i përshtatim ato pritshmëri me sasinë e punës të cilën jemi të gatshëm t’a investojmë.

/entrepreneur.com.al