Këshilla për financimin e biznesit tënd

Duke qenë objektive në fjalën tonë, as borxhet, as investimet nga individë janë më të mira apo më të këqija se tjetra. Megjithatë për ju ka rëndësi që fillimisht ta njihni mirë biznesin dhe nevojat e tij dhe më pas të konsideroni të gjithë faktorët e përfshirë në këtë lloj vendimmarrje.

Mos kërkoni si burim kredinë vetëm se ajo është alternativa më e dukshme, apo mbledhjen e fondeve nëpërmjet internetit vetëm se sipërmarrës të tjerë po e bëjnë një gjë të tillë. Është detyra e sipërmarrësit të bëjë kërkime të kujdesshmë rreth mënyrës më të mirë të financimit që do t’ia shtonte shanset për sukses.” 

Pavarësisht asaj që zgjidhni ja disa sugjerime që do të bënit mirë t’i kishit parasysh gjatë proçesit të financimit:

1. Mbani një plan biznesi të “përditësuar”.

Se i drejtoheni bankës apo një investitori, ekzistenca e një plani biznesi është imperative. Financuesit tuaj duan të shohin “të zezë në të bardhë” idenë tuaj të biznesit të materializuar në letër për të kuptuar mënyrën e funksionimit. Ndryshe si do t’i bindni që që është një investim me përfitim?

2. Duhet të keni tonin e bindjes.

Nëse investitorët ose huadhënësit nuk e kuptojnë sipërmarrjen tuaj ose nuk janë fort të interesuar rreth saj, nuk keni për të shkuar larg.

3. Duhet të kuptoni termat.

Para se të bini dakord për një ujdi, duhet të siguroheni se po kuptoni. Me investitorët, qartësoni ndarjet e kapitalit dhe afatet kohore se kur ata duan të kenë një kthim. Me kredidhënësit qartësohuni rreth detajeve të pagesës së borxhit dhe kufizimeve të përdorimit të parave, sepse mos të harrojmë: Bankat janë institucione të atilla që vendosin kushte apo kufizime për të mbrojtur pozicionin e tyre financiar dhe për të siguruar kthim të borxhit.

4. Mos hiqni dorë

Të sigurosh fonde për biznesin tënd, ka atë namin e keq se shpeshherë do të refuzohesh, aq më tepër kur kërkoni të nisni gjithçka nga zero.
Kështuqë nëse herën e parë ju kanë refuzuar, mos u dekurajoni. Edhe nëse plani juaj fillestar “s’bën”, mund të gjeni gjithmonë diçka tjetër